LAJMI I FUNDIT:

Askush nuk merr përgjegjësinë për hapjen e kopshteve private, MASHT-i del me njoftim

Askush nuk merr përgjegjësinë për hapjen e kopshteve private, MASHT-i del me njoftim
Foto: Ilustrim

Derisa askush nuk merr përgjegjësinë për marrjen e vendimit rreth hapjes ose jo të kopshteve private për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dal me sqarim për media.

Në njoftim thuhet marrë parasysh situatën e krijuar me COVID- 19, të gjitha Institucionet publike (përgjegjëse), duhet të kontribuojnë në luftimin e pandemisë, që ndërlidhet pikërisht me përmbushjen e kushteve higjienike-sanitare.

Çerdhet publike në Prishtinë do të hapen më 10 gusht, Ahmeti sqaron punën e çerdheve private
Lexo po ashtu Çerdhet publike në Prishtinë do të hapen më 10 gusht, Ahmeti sqaron punën e çerdheve private

Lexoni të plotë njoftimin e MASHTI-it:


“MASHT sqaron se licencimi i Institucioneve Edukativo – Arsimore Parashkollore Private (IEAPP) është kompetencë e saj. Megjithatë, procedura e licencimit ngërthen në vete disa faza, të cilat përveç MASH, kërkojnë dhe pjesëmarrjen e disa institucioneve publike, si Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna përkatëse. Bazuar në legjislacionin në fuqi, procedurat për licencim janë të ndërlidhura edhe me dhënien e pëlqimit të Institucioneve të tjera publike, nga pëlqimi i të cilave varet pajisja me licencë IEAPP-ve nga ana e MASH.

Kjo nënkupton se nëse Institucioni përkatës kompetent nuk e jep pëlqimin për plotësimin e kushteve higjienike-sanitare dhe pëlqimin për sigurim nga zjarri, IEAPP-të nuk mund t’i nënshtrohen tutje procedurave të licencimit.

Për më tepër, edhe në situatat kur IEAPP-të janë të pajisura me licencë nga MASH, të njëjtat mund të mbyllen nga Inspektorati Sanitar i komunës përkatëse kur konstatohet se IEAPP nuk i është përmbajtur rregullave të lëshuara nga ana e tyre.

Marrë parasysh situatën e krijuar me COVID-19, të gjitha institucionet publike (përgjegjëse), duhet të kontribuojnë në luftimin e pandemisë, që ndërlidhet pikërisht me përmbushjen e kushteve higjienike-sanitare.

Është kompetencë e autoriteteve komunale, sipas Nenit 3, të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2016, që të lëshojnë vërtetimin mbi plotësimin e kushteve higjienike-sanitare.

Për deklarimin publik ku thuhet se nuk është kompetencë e komunave të mbikëqyrë dhe kontrollojë kopshtet private si dhe komuna nuk posedon listë të IEAPP-ve, MASH njofton se lista e të gjitha IEAPP-ve të licencuara publikohet faqen zyrtare të MASH dhe e njëjta është e qasshme për publikun dhe palët e interesuara.

Do të jemi në kontakt që vazhdueshëm me DKA-të që bashkë të analizojmë gjendjen e IEAPP-ve dhe të dakordohemi për të zbatuar edhe më tej detyrimet që dalin nga legjislacioni në fuqi”.

Ndryshe, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim që çerdhet publike të hapen më 10 gusht, por për çerdhet private ka thënë se është kompetencë e MASHT-it.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se çështja e hapjes së çerdhes i mbetet komunave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori