LAJMI I FUNDIT:

Son-Heung Min rrëfen arsyen pse nuk do të martohet deri në fund të karrierës

Son-Heung Min rrëfen arsyen pse nuk do të martohet deri në fund të karrierës
Son-Heung Min (Foto: Instagram/hm_son7)

Puna e madhe, përkushtimi dhe qasja me fokus të posaçëm, ka bërë që Son-Heung min të jetë i suksesshëm në profesionin e tij.

Futbollisti është vlerësuar gjithmonë, jo vetëm për cilësitë e tij në fushë, por edhe për etikën dhe mentalitetin në të gjitha aspektet.

Mirëpo, ndoshta nuk e keni ditur se 28-vjeçari nuk do të martohet deri kur të pensionohet nga futbolli.


(Foto: Instagram/hm_son7)

Në një intervistë për The Guardian, Son ka treguar se babai i tij i ka thënë se kur të martohet, prioritet do të jetë familja, gruaja dhe fëmijët – pastaj gjërat tjera.

“Babai im e thotë këtë dhe unë pajtohem. Kur të martohesh, numër një do të jetë familja, gruaja dhe fëmijët, pastaj futbolli. Dua të jem i sigurt që derisa po luaj në nivelin më të lartë, futbolli të jetë prioritet…

“Kur të pensionohesh ose kur të mbushësh 33 ose 34 vjeç, akoma mund të kesh një jetë të gjatë familjare”, ka deklaruar jugkoreani.

Theksojmë se lojtari e shfrytëzoi pezullimin e futbollit gjatë izolimit si pasojë e pandemisë së coronavirusit për të kryer shërbimin e obliguar ushtarak. Ai madje kishte arritur ta fitojë një prej pesë çmimeve për ushtarët me performancën më të mirë. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Football on BT Sport)

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori