Arilena Shala dhe Yll Dalladaku janë dy oficer të FSK-së që tashmë kanë diplomuar në “West Point” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Arilena në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini thotë se pas procedurave të rekrutimit për katër vite janë shkolluar dhe trajnuar ushtarakisht në SHBA.
“Ka qenë një proces sfidues por edhe shpërblyes njëkohësisht. Pas kemi diplomuar para një muaji jemi kthyer me detyrë në FSK”.
Nga ana tjetër Ylli thotë se trajnimi i “West Point” është shumë sfidues pasi çdo ditë aty të gjenden pikat e dobëta personale por në fund mision kryesor i akademisë është se si të bëhesh një lider dhe ta menaxhosh grupin.
“Prioritizimi i gjërave të rëndësishme është një prej gjërave që kemi mësuar nga West Point”.
Ai thotë se rrugëtimi i tyre ka qenë si çdo kadetë tjetër amerikanë dhe sigurisht se kanë krijuar shoqëri.
Arilena thotë se një gjeneratë në “West Point” ka rreth 1000 pjesëtarë ndërsa thotë se vetëm 15 prej tyre janë nga vende të huaja.
“Për shkak se ishim komunitet i vogël jo vetëm me yllin por edhe me të tjerët kemi qenë më të lidhur”.
Ylli tregon se si është një ditë e zakonshme trajnimi në “West Point”.
“Zgjimi ka qenë në ora 5:30. Atëherë kanë filluar ushtrimet e mëngjesit. Prej orës shtatë ka vazhduar mëngjesi. Nga ora 8:00 deri në ora 4:00 pasdite kemi pasur ligjërata në shkollë. Pas orës 4:00 si çdo kadetë e kemi pasur sportin tonë të preferuar që duhet të praktikonim”.
Ai tregon se në West Point ka mjaft ligjërata për ndërtimin e karakterit.
Një moment i veçantë për dy kadetët nga Kosova ka qenë defilimi para Presidentit Trump.
Arilena rrëfen këtë moment dhe ndjesinë që patën.
“Gëzimi im më i madh ka qenë kur kemi ecur në podium dhe secilit kadetë i thirret emri kur marrin diplomën dhe nderojnë Presidentin. Është karakteristike që kadetëve ndërkombëtarë u përmendet është shteti. Ne jemi ndier krenarë kur është përmendur Kosova para Presidentit Trump”, tha ndër të tjera Arilena Shala./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë