LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimet pa leje: Qyteti i Shkupit nuk ka inspektorat për ndërtim që të ndërhyjë

Ndërtimet pa leje: Qyteti i Shkupit nuk ka inspektorat për ndërtim që të ndërhyjë

Qyteti i Shkupit nuk ka inspektorat për ndërtim për të ndërhyrë për rrënimin ose ndalimin ndërtimin e objektit pa leje te QT MAvrovasja. Megjithatë, ka kompetenca të caktuara kur bëhet fjalë për inspektimin e punëve ndërtimore.

“Edhe mua mu duk pak e palogjikshme të ndërtohet objekt atje. Prandaj, që nga fillimi i këtij muaji, me urdhrin tim, Inspektorati i Qytetit të Shkupit doli në vendngjarje për të kontrolluar nëse ekziston dokumentacioni i duhur, kush është ndërtuesi, nëse ka zgjidhje komunikacioni, nëse ndërtimorja është e siguruar në pajtueshmëri me rregullat ligjore. Këto janë kompetencat e qytetit. Konstatuam se mungojnë të gjitha këto gjërat që i numërova. U drejtuam në institucionet kompetente, në Komunën e Çairit, në Këshillin Inspektues dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme me qëllim që t’i njoftojmë lidhur me këtë anomali që po ndodh në qytet” tha Shilegov për TV21.

Së bashku me procesverbalin e gjendjes së konstatuar, shkresën deri te këshilli inspektues, Shilegov e ka dorëzuar më 9 korrik sivjet.


“Para dy ditësh mora njoftim nga Këshilli Inspektues se do të kryejnë inspektim të përbashkët me komunën kompetente, respektivisht me Inspektoratin kompetent të Komunës së Çairit. Kjo ishte gjithçka që ne mund të bëjmë. Unë pres se në pajtueshmëri me mekanizmat e institucioneve dhe me atë që është paraparë në kompetencat e tyre, do të dalin në vendngjarjen dhe do të hiqet kjo anomali” u shpreh Kryetari i Shkupit, Shilegov.

Komuna e Çairit ende nuk e di se kush është pronari që e ndërton objektin te kafenesë Fontana në QT Mavrovasja. Prej atje thanë se përmes kumtesës në gazetat ditore dhe Gazetë zyrtare që ta lajmërojnë pronarin se objekti është ilegal dhe duhet të rrënohet.

“Brenda 8 ditëve duhet të rrënohet objekti. Në qoftë se nuk rrënohet, atëherë komuna do të ndërmarrë masa. Por, paralelisht dua të njoftoj se nga e hëna Komuna do të shpallë tender të ri apo shpallje publike për rrënim të objektit, sepse për momentin tenderi është skaduar” tha kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Lidhur me heqjen e vendkalimit të paligjshëm në Bit Pazar, kryetari Shilegov, tha se pret nga Komuna e Çairit ta pastrojë dhe ta përshtatë urën e këmbësorëve. Ai shpreson se do të kenë bashkëpunim të mirë me komunën dhe se së shpejti do të zgjidhet ky problem. Lidhur me heqjen e kioskave të cilat e pengojnë lëvizjen e lirshëm të qytetarëve, Shilegovi shpjegoi se për vendosjen dhe heqjen e objekteve të përkohshme, vendimet i marrin vetë komunat, e jo Qyteti i Shkupit./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori