Mikrobiologu Lul Raka është emëruar kryesues i Bordit Këshillëdhënës për luftën kundër COVID-19 nga ministri Armend Zemaj.
Ai tha se lajmin që është në krye të këtij bordi e mori nga mediat, por shtoi se e përkrah formimin e tij duke treguar se funksion ka vetëm dhënien e këshillave dhe se nuk ka asnjë rol ekzekutiv, njofton Klan Kosova.
“Vetë termi tregon se ky bord se do të jep këshilla në dëshmi të bazuara shkencore për probleme të përditshme. Është një trup prej 13 anëtarëve dhe në kuadër të aktivitetit të bordit do të ketë konsulta me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Vetëm brenda ditës kemi marrë disa këshilla nga ekspertë vendorë. Kyçja apo përfshirja e ekspertëve të jashtëm për konsulta të ndryshme do të jetë prej pikave më të rëndësishme”.
Raka në Info Magazine tha se kjo është punë vullnetare dhe se s’ka kompensim për punën e këshillit.
“Kemi kërkuar dhe kontaktuar me disa ambasada në Kosovë që të kemi njëfarë këshillimi dhe lidhje me disa ekspertë europianë. Para dy tre muajve kemi filluar një bashkëpunim me dy ekspertë amerikanë nga Fakulteti i Bostonit dhe kemi pas takim online për sfidat e coronavirusit në Kosovë”.
“Iniciativa ka rrjedhur prej Ministrisë së Shëndetësisë që prapa çdo vendimi të ketë vendime që do të bazohen në dëshmi shkencore aty ku ka sepse e gjithë bota i merr vendimet në këtë formë. E kam përkrahur këtë ide dhe e kam pa të arsyeshme një trupë këshillëdhënëse që s’ka kompetenca ekzekutive”.
Por si do të funksionojë konkretisht trupa këshillëdhënëse?
“I kemi pa disa modele se si funksionojnë. Ministri apo autoritetet parashtrojnë pyetje për probleme aktuale se si do të jetë, për shembull, aktiviteti për çerdhe, sfidat që po vërehen në terren çka duhet përmirësuar në situatën aktuale”.
“Është paraparë që të ketë takime të rregullta, një herë në javë apo dy, por bordi mund të mblidhet edhe më shpesh sipas nevojës për të treguar se çfarë aktivitete duhet të ndërmerren të japim referenca shkencore”.
Raka tha se është mirë që të gjithë anëtarët e kësaj trupe të marrin pjesë dhe t’i përgjigjen ftesës sepse, sipas tij, është me rëndësi për qytetarët.
“Nuk i kam takuar të gjithë. Nesër është takimi i parë dhe besoj që të gjithë do t’i përgjigjemi kësaj ftese. Edhe mandatin e kaluar e kemi këshilluar edhe ministrin dhe duhet ndihmuar çdo qeverie për t’i ndihmuar popullit, pavarësisht kush është në pushtet”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski për rezolutat për Ukrainën: Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët, jemi në koordinim të plotë me SHBA-të

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend – Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim ndaj Glauk Konjufcës, mbrojtja vërtetim të vendimit për lirim nga akuza

Mucunski-Aggeler: Në fokus janë forcimi i vlerave demokratike, rritja ekonomike dhe siguria rajonale

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?