LAJMI I FUNDIT:

Tifozët mendojnë se Lewandowski është ‘plaçkitur’ për Topin e Artë që nuk jepet këtë vit

Tifozët mendojnë se Lewandowski është ‘plaçkitur’ për Topin e Artë që nuk jepet këtë vit

Këtë të hënë është bërë me dije se për herë të parë që nga vitit 1956, Topi i Artë nuk do të ndahet për edicionin 2019/20 shkaku i ndikimit që kishte coronavirusi në futboll.

Kjo do të thotë që favoriti për ta fituar çmimin më të madh individual, Robert Lewandowski do të mbetet pa të.

Pasi ka shënuar 51 herë në 43 paraqitje në këtë edicion, përfshirë këtu edhe 11 gola në Ligën e Kampionëve, sulmuesi polak do të mbetet pa trofeun e çmuar.


Lewandowski e ndihmoi Bayern Munichun që të fitonte titullin e tetë me radhë në Bundesliga, duke realizuar 34 gola në 31 paraqitje.

Ai mposhti konkurrencën nga Timo Werner dhe Jadon Sancho, ndërsa fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë të edicionit.

Por, shansi i madh që të fitonte Topin e Artë në këtë vit, i rrëshqiti nga dora dhe tani do të shpresojë për edicionin e ri.

Tifozët, jo vetëm të Bavarezëve, por edhe të tjerë mendojnë se polaku është ‘plaçkitur’ nga France Football që është nikoqir i çmimit të madh individual për një lojtar.

Ata mendojnë se Topi i Artë do të duhej t’i ndahej polakut, shkaku që ligat kanë përfunduar dhe Liga e Kampionëve do të luhet në gusht, andaj nuk ka ndonjë pengesë. /Telegrafi/