LAJMI I FUNDIT:

​Hoti: Nuk shkova në Bruksel nga dëshira për t’u fotografuar me Vuçiqin, është detyrim shtetëror

​Hoti: Nuk shkova në Bruksel nga dëshira për t’u fotografuar me Vuçiqin, është detyrim shtetëror

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ka kërkuar që të hapen të gjitha arkivat shtetërorë serbe në lidhje me të zhdukurit, por edhe borxhet e obligimet ekonomike.

Hoti tha se nuk do të lejon që të ulen në tavolinë e dialogut dhe të shtyhen për çështjet që duhet të jenë pjesë e marrëveshjes me Serbinë por do ta mbajë diskutimin në nivel të parimeve që janë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve.

Ai në T7, ka thënë se Kosova nuk ka asnjë arkiv që e mban të mbyllur.


“Kam kërkuar të hapen të gjitha arkivat në Serbi, të ketë drejtësi dhe të ketë kujdes me familjet e të zhdukurve. Çështja e dytë që është diskutuar janë të gjitha çështjet financiare, të borxhit në mes dy vendeve por dalim pastaj edhe te bashkëpunimi i tanishëm ekonomik. Te obligimet janë për shembull shtesat e fëmijëve që nuk janë paguar, kursimet bankare, asetet bankare që janë marrë. Te bashkëpunimi ekonomik, ne kemi propozuar që të ndiqen 4 parimet bazë, lëvizja e lirë e njerëzve, lëvizja e lirë e mallrave, etj, pastaj infrastruktura siç është hekurudha e autostrada dhe mbi të gjitha heqja e barrierave ekonomike në mes dy vendeve. Këto janë çështje që do të bëhen pjesë e marrëveshjes finale, ku do të përfshihet edhe dëmet materiale që janë bërë gjatë vitit 1998-99”, tha ai duke shtuar se ky është pozicioni shtetëror i Kosovës.

“Nuk kam shkuar nga dëshira për me dal në fotografi me Vuçiqin, e as për fjalët që i gjuan poshtë e lartë ai por është obligim shtetëror”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori