LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Maqedoni, 2606 vëzhgues vendorë e të huaj

Zgjedhjet në Maqedoni, 2606 vëzhgues vendorë e të huaj

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të drejtë vote kanë 1.814.263 votues. Votohet për lista kandidatësh për gjithsej 15 koalicione dhe parti. Në këto zgjedhje, në Zyrën e Avokatit të Popullit funksionon linja telefonike falas 0800 – 54321 ku qytetarët nga ora 7 deri në orën 21, do të mund të denoncojnë shkeljet e të drejtës së votës.

“Gjatë kësaj periudhe do të ketë kolegë jurist që do të përgjigjen dhe do t’i regjistrojnë thirrjet dhe do të veprohet menjëherë. Sigurisht, duke dhënë këshilla, ose me verifikim të drejtpërdrejtë, zakonisht në mënyrë elektronike ose telefonike me komisionet zgjedhore komunale, Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve ose kryetarë të caktuar të këshillave zgjedhore në vend”, pohoi Zoran Bilbilovski, këshilltar shtetëror në Zyrën e Avokatit të Popullit.

Procesin zgjedhor e monitorojnë 2,508 vëzhgues vendor dhe 98 ndërkombëtarë të akredituar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.


Për zgjedhjet përveç gazetarëve të akredituar vendor, informojnë edhe 55 gazetarë të huaj. Më shumë vëzhgues ka Asociacioni qytetar MOST.

“Në 696 vendvotime të zgjedhura sipas një shembull të rastësishëm dhe përfaqësues, do të shpërndahen po aq vëzhgues, me çka do të mbulohen 20 përqind të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në të gjithë vendin”, tha Darko Aleksov nga MOST.

CIVIL i monitoron zgjedhjet me rreth 300 vëzhgues. Ajo u bën thirrje qytetarëve që t’i detektojnë lajmet e rreme.

“Përhapje e dezinformatave dhe lajmeve të rreme bëhet çdo ditë përmes fotomontazheve dhe informacioneve plotësisht të sajuara”, pohoi Xhabir Deralla nga CIVIL

Shkelja më e zakonshme e së drejtës së votës që qytetarët e kanë denoncuar është pamundësia për ta gjetur veten në listën e votuesve./Alsat/

Në trend

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori