LAJMI I FUNDIT:

OVL e UÇK-së sot organizon protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

OVL e UÇK-së sot organizon protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës organizon sot protesta në të gjitha qytetet e vendit tonë në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Protesta ka ndryshuar formë për shkak të situatës me coronavirusin ku do të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK).

Forma e re e protestës do të jetë me nga 99 persona në çdo qytet, duke respektuar distancën sociale.


Protestat janë të sinkronizuara për çdo komunë dhe do të mbahen nga ora 12.00 deri në ora 13.00.

Ndryshe, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur dje se do të udhëtojë të hënën si i ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale në Hagë.