LAJMI I FUNDIT:

Gucati: Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit, për të kënaqur disa persona shqipfolës

Gucati: Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit, për të kënaqur disa persona shqipfolës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vendimin për aktakuza, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë,​ e ka konsideruar krejtësisht politik.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se kjo aktakuzë është ngritur në një kohë të ndjeshme kur pritet të nisin bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Deri më sot asnjë aktakuzë nuk është vërtetuar mbi pjesëtarët e UÇK-së, kështu që nuk do të ketë fakte dhe argumente që do të mund të dokumentojnë se ka pasur krime në Kosovë nga pjesëtarët e UÇK-së apo nga vetë presidenti, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.


Gucati ka thënë se ngritja e aktakuzës në këtë kohë është bërë për të kënaqur disa persona shqipfolës, Serbinë dhe siç është shprehur ai, për gjunjëzimin e Thaçit dhe Veselit.

Në aktakuzën me dhjetë pika për shqyrtim, presidenti Thaçi, Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit ka bërë të ditur se:

“Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Aty është thënë se aktakuza është rezultat i një hetimi të gjatë dhe se një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale është duke analizuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori