Spasovski-Koja: Krijojmë kushte për realizim të procesit zgjedhor të sigurt në aspekt shëndetësor
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, e pranoi shefin e misionit të OSBE-së në vendin tonë, ambasadorin Clemens Koja, i cili u interesua për përgatitjet e organizimit dhe realizimit të zgjedhjeve parlamentare më 15 korrik.
Kryeministri Spasovski, sipas njoftimit nga Qeveria, në bisedë me ambasadorin Koja, u falënderua për bashkëpunimin me misionin e OSBE-së në Shkup dhe për mbështetjen e reformave, në rend të parë për reformat në polici, gjyqësor, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e minoriteteve, si dhe në arsim dhe theksoi se ky bashkëpunim në periudhën që vijon deri në zgjedhje, do të shprehet edhe në komunikimin me mision special zgjedhor për vlerësim dhe mbikëqyrje të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme më 15 korrik 2020, që ka rëndësi të veçantë për besimin, kredibilitetin dhe transparencën e procesit zgjedhor.
Spasovski theksoi se Qeveria, tashmë ka filluar komunikimin intensiv me institucionet kompetente për realizimin e zgjedhjeve, në plan të parë me Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe shtoi se për zgjedhjet, pushteti dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët, duke pasur parasysh se opozita ka rol kyç dhe përgjegjësi për shkak të udhëheqejes me MPB-në, si institucion me rëndësi shumë të veçantë për procesin zgjedhor.
Në takim me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Kryeministri Spasovski potencoi se Qeveria do ti sigurojë të gjitha kushtet për realizimin e procesit të sigurt zgjedhor nga aspekti shëndetësor, në të cilin qytetarët do ta realizojnë të drejtën e tyre për votë të drejtë në atmosferë demokratike.
Ambasadori Clemens Koja, në takim theksoi se në kushte të pandemisë me COVID-19, ODIHR në afat të shkurtë e organizoi dhe e aktivizoi Misionin special vlerësues zgjedhor për zgjedhje parlamentare të parakohshme. Ai theksoi se misioni do ti mbikëqyr të gjitha aspektet e procesit dhe shprehi bindshmëri se edhe në këtë format misioni do të realizojë misionin e tij në mënyrë cilësore dhe efikase në funksion të monitorimit kredibil të procesit zgjedhor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë