LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Lufta ndaj propagandës ruse për COVID-19 në rajon është e fituar, nuk duhet të injorohet rreziku

Kastrati: Lufta ndaj propagandës ruse për COVID-19 në rajon është e fituar, nuk duhet të injorohet rreziku

Profesori universitar Ardian Kastrati ka lidhur imunizimin e ndikimit rus si me atë të virusit COVID-19.

Ai gjatë emisionit Click, ka thënë se lufta ndaj propagandës ruse për pandeminë në rajon është e fituar, por sipas tij, nuk duhet të injorohet rreziku.

“Si përkushtimi për virusin COVID-19 duhet të jemi edhe vigjilent edhe për efektin e luftës hibride ruse në rajon. Duhet vetëdijesim për propagandën dhe luftimin e saj. Lufta ndaj kësaj propagande është e fitueshme, por se nuk duhet të injorohet rreziku nga kjo”.


“Mediat e huaja kanë angazhuar ‘fact check’-ers në mënyrë që ta verifikojnë çdo informacion që shkon me qëllim dezinformimin, prandaj edhe ne në radhë të parë duhet të mësohemi që ta verifikojmë lajmin për ta publikuar, por nëse jo, së paku, për ta besuar si lexues”, ka thënë Kastrati.