LAJMI I FUNDIT:

Zemaj thotë se masat s’do të rikthehen, paralajmëron testime masive

Zemaj thotë se masat s’do të rikthehen, paralajmëron testime masive

Ditëve në vijim në Kosovë do të bëhen testime masive për Covid-19, ndërkohë që pavarësisht numrit të madh të rasteve të reja me korona virus, nuk do të ketë rikthim të masave rigoroze.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili ka deklaruar se do të shqyrtohet edhe hapja e aeroportit.

Ai gjatë dhurimit të gjakut në njërën nga tendat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në kryeqytet, ka folur edhe për rastet e infektuara me Covid-19 në ndërmarrjet publike, për të cilat tha se janë duke i analizuar ato por u zotua se nuk do të lejojnë përhapjen e virusit në Korporatën Energjetike të Kosovës, ashtu siç ka ndodhur në Telekom.


“Masat janë të hapura, masat kanë ndodhur para dy jave dhe lirimi i tyre tani konsiston në atë që mos kujdesin e përgjithshëm të mbajtjes së distancës të bartjes së maskave, higjienës dhe inkubimit tash veç ka dalur në sipërfaqe dhe në ditët në vijim. Kjo është diçka e pritshme. Ndërsa rikthim nuk do të ketë asnjëherë. Ne do të shkojmë rreth menaxhimit të kësaj situate dhe eliminimit të Covid-19 në tërësi. Dashtë Zoti që të jemi sa më të përgatitur eventualisht për ndonjë valë, shumë shpejt edhe sipas analizave të Ministrisë së Shëndetësisë edhe të IKShP-së ne do të kalojmë në testime masive, dhe atëherë do ta lehtësojmë punën sa më mirë”, ka deklaruar Zemaj.

Sipas Zemajt, të gjitha rastet e paraqitura ditëve të fundit janë raste kontakti. Ai shtoi se me miratimin e manualit gjatë ditës së djeshme do të kenë më të lehtë mbikëqyrjen për parandalimin e rasteve.

Ndërkohë, që ka përmendur edhe mundësinë e hapjes së rrjeteve ajrore.

“Për gjithë Republikën e Kosovës ne do të tentojmë që mos të kemi rikthim të masave, edhe në logjikën edhe në punën tonë ne nuk do të kemi rikthim të masave. Ne dëshirojmë të ecim para me hapja të reja edhe t’ia mundësojmë edhe qytetarëve të vendit aktivitetet e tyre sidomos në këtë pjesën verore. Ju e dini që tash mërgata është në vlugun më të madh të ardhjes së tyre. Qoftë për mes rrjeteve tokësore, edhe tash duhet të shohim mundësitë edhe përmes asaj ajrore. Ngritja e kapaciteteve do të ndodhë në ditët në vijim. Dje e kemi pasur një mobilizim të pamohueshëm të të gjitha inspektorateve”, u shpreh ai.

Zemaj ka bërë thirrje për kujdes, dhe vetëdijesim të qytetarëve për mbajtjen e distancës, pastërtisë dhe përdorimit të maskave. Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 1437 raste me koronavirus, 928 janë shëruar, ndërsa sot është shënuar viktima e 33 me këtë sëmundje.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori