LAJMI I FUNDIT:

Tubimi i VV-së, reagon Zemaj: Grumbullimi mund të shndërrohet në super-ngjarje të përhapjes së COVID-19

Tubimi i VV-së, reagon Zemaj: Grumbullimi mund të shndërrohet në super-ngjarje të përhapjes së COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Zemaj ka thënë se ngjarje të tilla në numra të mëdhenj mund të shndërrohen në super-ngjarje të përhapjes së COVID-19.

Ai thotë se injorimi i këshillave të mjekëve dhe ekspertëve shëndetësore është akt i rrezikshëm.


Zemaj ka cituar edhe ambasadën amerikane në Kosovë që paralajmëroi se “Tubimet në numra të mëdhenj mund të shndërrohen në super-ngjarje të përhapjes së Covid-19″.

“Dashtë Zoti të mos përsëritet rasti i 19 shkurtit që ndodhi në stadiumin San Siro në Milano të Italisë, ku u infektuan me koronavirus 40.000 tifozët, si rezultat i kontakteve në mes tyre, të cilët e kishin ndjekur ndeshjen e futbollit Atalanta – Valencia”.

Ky është postimi i tij:

Të nderuar qytetarë, të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm!

Të mendohet vetja mbi Zotin, e të paushallizohet mundësia e infektimit me virusin Covid-19, pandemi kjo më e madhe që ka goditur ndonjëherë botën, sikurse të injorohen këshillat e mjekëve dhe ekspertëve të shëndetësisë që çdo ditë porosisin që ne të mbajmë distancën sociale, është e njëjtë sikurse një amator i papërvojë t’ia mësyjë e të ec me majat gishtave të këmbeve në tel. Kjo, sa do të ishte e mundur aq edhe e rrezikshme për të arritur në finish.

Pardje, miqtë tanë të ambasadës së SHBA-ve dhanë paralajmërimin se: “Tubimet në numra të mëdhenj mund të shndërrohen në super-ngjarje të përhapjes së COVID-19”.

Njëjtë e thonë çdo ditë dhe mjekët tanë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK.

Virusi transmetohet nga njëri tek tjetri. Nëse organizohen tubime të qytetarëve, do të ishte pretekst të shkaktohej një dergje e madhe nga virusi.

Dashtë Zoti të mos përsëritet rasti i 19 shkurtit që ndodhi në stadiumin San Siro në Milano të Italisë, ku u infektuan me koronavirus 40.000 tifozët, si rezultat i kontakteve në mes tyre, të cilët e kishin ndjekur ndeshjen e futbollit Atalanta – Valencia.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori