LAJMI I FUNDIT:

Hoti takon Gucatin, zotohet për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta

Hoti takon Gucatin, zotohet për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, me bashkëpunëtorë.

Kryeministri Hoti gjatë këtij takimi theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare duke u zotuar për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta.

Në njoftimin për media të Kryeministrisë thuhet se kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ndër të tjera, shprehu vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së. /Telegrafi/