LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Nuk duhet të relaksohemi në luftën kundër coronavirusit

OBSH: Nuk duhet të relaksohemi në luftën kundër coronavirusit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) sot u bëri thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale COVID-19, e cila ka infektuar më shumë se 7 milionë njerëz dhe ende nuk ka arritur kulmin në Amerikën Qendrore.

“Më shumë se gjashtë muaj nga fillimi i pandemisë, nuk është ende koha për asnjë vend që të relaksohet”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë online në internet.

Sipas Spitalit Universitar Johns Hopkins, 7.062.464 njerëz u infektuan dhe 403.921 vdiqën deri sot.


Drejtori i OBSH-së për situata emergjente Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet.

“Unë mendoj se kjo është një kohë e shqetësimit të madh”, tha ai, duke u kërkuar qeverive në rajon të veprojnë fuqishëm, me ndihmën ndërkombëtare.

Ndërsa epidemiologia e OBSH-së, Maria van Kerkhove, u tha gazetarëve se një “qasje gjithëpërfshirëse” është e nevojshme në Amerikën e Jugut.

“Tani është e nevojshme të përqendrohemi në parandalimin e valës së dytë të coronavirusit. Kjo është shumë larg”, tha Van Kerkhove.

SHBA prin me numrin më të madh të të infektuarve në botë -1.950.023 dhe 110.689 vdekje.

Në vendin e dytë për sa i përket vdekjeve është Mbretëria e Bashkuar me 40.680 viktima dhe 288.827 të infektuar.

Në vendin e dytë në numrin e të infektuarve tani është Brazili me 691.758 konfirmuar dhe 36.455 vdekje. Në vendin e tretë sa i përket numrit të infektuar është Rusia me 476.043 dhe 5.963 vdekje. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori