Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe një nga figurat kryesore të LDK-së, Lufti Haziri thotë se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’i hapur rrugë formimit të një qeverie nga partia e dalë e dytë në zgjedhje, është një precedent i ri në Kosovë duke theksuar se moralisht LDK ndodhet në një situatë të vështirë.
Nënkryetari i LDK-së gjatë intervistës për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania tha se, VV ka treguar se nuk di të menaxhojë sukseset dhe kjo ishte një nga arsyet pse dështoi koalicioni.
“Mosarritja me menaxhu suksesin, është problem kronik i Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe në vitin 2017 doli parti e parë karshi koalicioneve të mëdha, por nuk arriti me menaxhu suksesin e brendshëm dhe tani nuk arriti në koalicionin me LDK, me menaxhu suksesin e kombit opozitar për më shumë se 52 ditë për shkak të gabimeve kapitale, ku Kurti nuk arriti me i koordinu në dy rrafshe, në rrafshin e jashtëm me partnerët kryesore, siç janë SHBA dhe në rrafshin e brendshëm në zbatim të politikave me LDK”, u shpreh kryekomunari i Gjilanit.
Sipas tij për të arritur në pushtet janë dy rrugë, zgjedhjet dhe negociatat politike në tryezë dhe në këtë pikë Haziri shtoi se, përgjegjësia nuk bie mbi LDK, por mbi VV pasi ka dështuar të formojë koalicion të ri.
“Nuk bie përgjegjësia mbi LDK, z. Kurti ka pasur tri oferta nga Presidenti me ndërtu shumicën e dytë parlamentare por ka refuzuar sepse nuk ka partnerë politik. Por, moralisht është e vështirë, është jashtëzakonisht e vështirë është sfiduese, karshi axhendës politike dhe karshi politikës së brendshme”, ka nënvizuar Haziri.
Pavarësisht se qeveria e re në votimin që iu bë në Parlament mori vetëm 61 vota, sipas tij koalicioni ka 67 deputetë. Haziri tha se ky numër votash nuk pengon miratimin e ligjeve, por problem do të jetë ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare siç pritet në javët e ardhshme që të ketë me Serbinë, pasi kërkohen 2/3 në Parlament. Ai thotë se qeveria “Hoti” do ta ketë shumë të vështirë përballë VV dhe PDK, duke e cilësuar “opozitë të pamëshirshme”.
Por, ai tha se, vlerëson politikisht që z. Kurti po ndryshon metodën por jo qëllimin politik, duke e përshtatur atë me kulturën e qytetarëve të Kosovës të cilët nuk janë për protesta, të cilat mund të degjenerojnë në dhunë si dhe duke pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me qëndrimin e Vjosa Osmanit kundër formimit të qeverisë së re dhe mospjesëmarrjen në seancë për votimin e qeverisë “Hoti”, z. Haziri tha se, Vjosa duhet të vazhdojë të mbajë detyrën e Kryetarit të Kuvendit dhe duhet të vazhdojë të jetë nënkryetare e LDK.
“Në kulturën tonë politike, ne nuk kemi filozofi të eliminimeve të përjashtimit apo largimit. Por, duhet të kemi koordinim mes vetes dhe nuk duhet me leju me pas perceptimin e pasqyrës, ku kemi dy pamje por që në fakt është e njëjta. Duhet të kemi një LDK”, theksoi Haziri duke nënkuptuar se do të votojë kundër një përjashtimi të mundshëm.
Nënkryetari i LDK-së tha më tej, se para nisjes së dialogut me Serbinë do të hiqen të gjitha masat e reciprocitetit, pasi nuk mund të ketë negociata me kushte. Ndërsa i pyetur nga gazetari, Franko Egro nëse LDK do të votojë një marrëveshje që përfshin shkëmbimin e territoreve, ai u përgjigj: “Parimi i territoritetit, kushtetutshmëria dhe sovranitetit apo shkëmbimi i territoreve nuk pranohen për LDK-në dhe si të tilla janë tashmë të definuara dhe politikisht dhe në platformën e qeverisë për bisedimet me Serbinë”, tha Haziri.
Ai parashikon negociata të vështirë duke thënë se, bëhet fjalë një 110 vite luftë mes Serbisë dhe Kosovës, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar formati i negociatave duke shtuar se, LDK kërkon që bisedimet të udhëhiqen nga qeveria dhe jo nga Presidenti siç ka ndodhur deri tani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë