Furtuna Sheremeti, këshilltare për Çështje Juridike e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, thotë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, por për pretendimet e kreut të shtetit se Kurti duhet të përballet me drejtësinë, ajo thotë se nuk ka asnjë arsye pse të ndodhë një gjë e tillë.
Në një intervistë për KosovaPress, Sheremeti deklaroi se varësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të mund të kthehen për komente edhe tek Komisioni i Venedikut pasi kjo gjë është lënë e hapur nga këta të fundit.
“Jemi në pritje të vendimit në momentin që do të dal vendimi do e komentojmë, sepse duhet parë se cilat janë argumentet pa i parë argumentet është e pamundur ta komentojmë si vendim. […] Ne vazhdojmë që qëndrojmë pas qëndrimit tonë se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme dhe do të qëndrojmë pas kësaj deri në momentin kur del vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ta shohim si do jetë. Nuk kam dëshirë të paragjykoj vendimin. […] Komisioni i Venedikut e ka lënë derën e hapur që të kthehemi për komente nuk e di nëse do jetë nevoja”, theksoi ajo.
Këshilltarja juridike e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti thotë se në rast se Gjykata Kushtetuese e shpall jokushtetues dekretin e presidentit, atëherë Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje nga posti.
“Presidentit Thaçi ashtu edhe pak i skadon afati i presidentit, kështu që është diçka që përderisa vendi shkon në zgjedhje atëherë ajo do ishte përgjigja më e mirë dhe konsideroj që juridikisht presidenti do të duhej të jepte dorëheqje në rast se dekreti shpallet jokushtetues”, tha ajo.
Gjatë ditës së djeshme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ka ardhur koha që kryeministri në detyrë, Albn Kurti me grupin e tij të ballafaqohen me drejtësi, për masat që kanë ndërmarrë gjatë pandemisë e të cilat Gjykata Kushtetuese i ka shpallur jo kushtetuese.
Këtë e ka komentuar këshilltarja juridike e kryeministrit në detyrë, Furtuna Sheremeti e cila tha se nuk ka asnjë arsye që Kurti dhe kjo qeveria të ballafaqohet me drejtësinë.
“Unë konsideroj që Qeveria Kurti ka bërë një punë të jashtëzakonshme në menaxhimin e pandemisë dhe jemi me fat që kemi pasur këtë qeveri në kohën kur na ka goditur pandemia , nuk kisha pasur dëshirë të harxhoj, as kohë e as energji, të diskutoj ato që thotë presidenti. Konsideroj që veprimet tona, puna jonë maratonike, në çdo aspekt janë përgjigja jonë më e mirë në lidhje me pretendimet e presidentit që kryeministri Kurti të ballafaqohet me drejtësinë. […] Nuk ka asnjë arsye për të cilën do të duhej zotëri Kurti e as qeveria të ballafaqohen me drejtësinë”, tha Sheremeti.
Kujtojmë, që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë