LAJMI I FUNDIT:

69 kompani marrin mbështetje financiare nga FIZHT në Maqedoni

69 kompani marrin mbështetje financiare nga FIZHT në Maqedoni

Gjithsejtë 69 kompani do të realizojnë investime prej gati 14 milion euro. Ato janë pjesë nga thirrja publike e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Nga kjo shumë, katër milion euro janë mbështetje nga shteti, ndërsa 10 milion euro janë nga sektori privat. Këtë e tha në konferencën e sotme për shtyp Jovan Despotovski, drejtori i Fondit të Inovacioneve.

“Tejkalim më i shpejtë i krizës jo vetëm për të punësuarit në këto kompani, por për të gjithë bashkëqytetarët tanë. Ky është një model i mirë që duhet të zhvillohet më tej. Ky model nënkupton përfshirje të plotë të kapitalit privat, bankave në rimëkëmbjen e ekonomisë, e cila muajt e kaluar ka qenë, në një masë të madhe, në kurriz të shtetit”, tha Despotovski.

Nga 69 projektet e investimeve të aprovuara, shumica 11 janë në fushën e mjekësisë dhe shëndetësisë, gjë që tregon se shteti dhe sektori privat tani po investojnë në ndërtimin e kapaciteteve për t’u marrë me pasojat e krizës dhe gatishmërinë në të ardhmen.


Ndihma financiare për këto 69 kompani është për prezantimin e teknologjive të reja në operimet e tyre, gjë që rrit konkurrencën dhe efikasitetin në operacionet e tyre. Kompanitë punësojnë rreth 1.800 persona dhe pritet të bëjnë investimet e tyre në 12-18 muajt e ardhshëm./Telegrafi/