LAJMI I FUNDIT:

Gjilan, 49 të shëruar nga coronavirusi, 32 raste në vetëizolim

Gjilan, 49 të shëruar nga coronavirusi, 32 raste në vetëizolim

Në Gjilan është konfirmuar gjendje e qetë dhe pa raste të reja të infektimit, derisa është konfirmuar gjendje stabile e pacientëve dhe njëkohësisht raste të shëruara.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se mostrat e marra deri tani në kontaktet e të infektuarve të fundit, kanë mbyllur qarkun e mundshëm të infeksionit.

“… Presim që gjendja të jetë vazhdimisht në përmirësim dhe deri tani kemi 49 raste të shëruara plotësisht, 32 raste janë në vetizolim nën mbikëqyrjen e rregullt të emergjencave civile dhe ekipeve mjekësore, por fatkeqësisht kemi dy raste të vdekjes në këtë përballje prej 69 ditësh”, ka thënë kryetari Haziri.


“Në këtë fazë, është një numër i madh i restoranteve ka filluar punën me shërbimin ‘take away’, por një pjesë e tyre kanë nisur keqpërdorimin e kësaj mase lehtësuese. Nuk lejohet qëndrimi në lokale, në oborr, sheshe para lokaleve dhe ulja në restorante. Inspeksioni komunal do të bëj njoftimin e të gjithë operuesve, sikur që edhe do të shqiptoj masat ligjore në këtë fazë të parandalimit të pandemisë”, ka potencuar ai.

Kryetari i Gjilanit apeloi që masat mbrojtëse të pandemisë të respektohen strikt, sepse mund të rrezikohet kthimi i infeksionit dhe burimit të pestë, i cili do të jetë i dhimbshëm pastaj dhe i papranueshëm.

Ndryshe, sot është marrë një numër i madh i mostrave, për rezultatet e të cilave qytetarët e Gjilanit do të njoftohen me kohë, thuhet në njoftim. /Telegrafi/