I ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po bën përpjekje për rifillimin e dialogut, kurse në Prishtinë partitë politike janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse duhet formuar qeveria e re.
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po vazhdon bisedat telefonike me udhëheqësit politikë dhe institucionalë të Kosovës, në përpjekje për ta përgatitur terenin për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Lajçak, siç shkroi në Twitter, të premten pati një bisedë telefonike me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ku thuhet se u pajtuan që “dialogu është prioritet”.
“Faleminderit Isa Mustafa për bisedën konstruktive për situatën aktuale politike, përgjigjen ndaj COVID-19 dhe për pritjet për të ardhmen për Kosovën. Jemi pajtuar se vazhdimi i dialogut është prioritet. Duhet të shpjerë në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë e të përshpejtojë progresin në rrugën e tyre evropiane”, shkroi Lajçak në Twitter.
Edhe LDK, në një njoftim për medie thotë se Mustafa e ka siguruar Lajçakun se “LDK-ja është e fokusuar që dialogu të fillojë shpejt dhe të rezultojë me njohje reciproke, dhe të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi. LDK do të vazhdojë të punojë fuqishëm për integrimin evropian dhe anëtarësimin e Kosovës në BE”, thuhet në njoftim të LDK-së.
I ngarkuari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ditë më parë ka biseduar me kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pikërisht lidhur me përgatitjet për rifillimin e dialogut.
“Patëm biseda konstruktive dhe të dobishme për përgatitjet për rifillimin e dialogut dhe situatën në Kosovë. Mezi presim të punojmë së bashku për të mirën e të gjithë njerëzve në Ballkanin Perëndimor”, pati shkruar Lajçak në Twitter.
Lajçak kundër shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Tri ditë më parë i ngarkuari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, në një bashkëbisedim me agjencinë e lajmeve APA, tha se ai është kundër idesë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse sipas tij, ato bien ndesh më synimet për një zgjidhje që siguron qëndrueshmërinë e rajonit.
“Bisedimet që udhëhiqen nga Bashkimi Evropian kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Një gjë e tillë duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të kontribuojë për qëndrueshmërinë në rajon. Ideja e shkëmbimit të territoreve e bën të kundërtën”, shkroi zoti Lajçak.
Derisa Lajçaku po synon rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe po bisedon me telefon me të gjithë udhëheqësit e institucioneve dhe të partive politike, në Prishtinë skena politike është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse i dekretuari i ri i Presidentit Thaçi, Avdullah Hoti, mund ta bëjë qeverinë e re të Kosovës, apo, gjykata do ta hedhë poshtë dekretin e Presidentit dhe vendi do të shkojë në zgjedhje.
Zgjedhje të reja pas pandemisë kërkon Vetëvendosja e Albin Kurtit. Ky i fundit është i bindur se Gjykata Kushtetuese do t’i japë të drejtë atij, që qeveria e Kosovës nuk mund të formohet pa partinë fituese të zgjedhjeve. Kurti gjatë ditëve të fundit e ka përsëritur disa herë se qeveria në detyrë do ta vazhdojë punën deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të enjtën në një konferencë për medie se është qenësore për demokracinë në Kosovë, që Gjykata Kushtetuese të punojë e pavarur nga presionet.
“Eshtë e rëndësishme që kjo Gjykatë të punojë pa presione, as nga shoqëria civile, as nga partitë dhe e as nga bashkësia ndërkombëtare. Askush nuk ka të drejtë të pretendojë të mbajë të uzurpuar asnjë zyrë të institucioneve të vendit në veçanti pas vendimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësueseve të popullit dhe deputeteve që janë të përfaqësuar në Kuvendit e Kosovës”, tha presidenti Thaçi. Sipas presidentit, askush akoma nuk e di se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, prandaj ai kërkon nga të gjithë që ai vendim të respektohet.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me mandatarin e saj për kryeministër të ri Avdullah Hoti, gjatë bisedës telefonike që pati me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, e siguroi atë dhe të gjithë që kjo parti do ta pranojë dhe respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi që mandatoi Avdullah Hotin për kryeministër. Edhe subjektet tjera politike janë shprehur se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kjo e fundit në fillim të majit, pezulloi përkohësisht zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së re Kosovës, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga partia Vetëvendosje.
Qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, ku ishte pjesë e saj edhe LDK, u rreëzua me mocion mosbesimi me 25 mars, mocion ky i inicuar nga vetë LDK, pas përplasjeve dhe mospajtimeve që kishin me Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti. Ky i fundit, pas rrëzimit të qeverisë së tij në parlament po vazhdon të kërkojë zgjedhje të reja, ndërsa tentimin për krijimin e një qeverie të re pa partinë fituese, në këtë rast Vetëvendosjen, po e cilëson antikushtetues./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë