Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e LDK-së, Vjosa Osmani në komentet e dërguara Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidneti, Hashim Thaçi që i ka dhënë Avdullah Hotit mandatin për formimin e qeverisë së re, ka kërkuar që gjykata të shpallë dekretin e presidentit në kundërshtim me Kushtetutën.
Osmani ka thënë se përmes këtij dekreti, Thaçi ka tejkaluar kompetencat e veta duke ndërhyrë në kompetenca të institucioneve tjera.
“Kërkoj me respekt nga kjo Gjykatë e nderuar që të shpallë një Aktgjykim, përmes të cilit konstaton se Dekreti i Presidentit Nr. 24/2020 është në kundërshtim me Kushtetutën sepse nëpërmjet këtij Dekreti, Presidenti i vendit ka tejkaluar kompetencat e veta duke ndërhyrë në kompetencat e institucioneve të tjera dhe rrjedhimisht duke rënë në kundërshtim me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve”, thuhet në dokumentin me të cilin Osmani i është drejtuar gjykatës Kushtetuese.
Osmani thekson se presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetuese, duke mos e respektuar parimin bazë të sistemit demokratik, pra ndarjen e pushteteve.
“Presidenti i Republikës së Kosovës ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese, duke u thirrur në garantimin e funksionimit të institucioneve. Në fakt, përmes veprimeve të tij, Presidenti i vendit nuk ka respektuar parimin bazë të secilit sistem demokratik, parim i cili është i mishëruar edhe në sistemin juridik të Republikës së Kosovës: ndarjen e pushteteve”, shkruan në komentet e Osmanit, përcjell Telegrafi.
Ajo po ashtu ka shtuar se Thaçi ka synuar amandamentimin e Kushtetutës.
“Presidenti i vendit përmes Dekretit të kontestuar nuk ka respektuar parimin kushtetues së ndarjes së pushteteve. Së dyti, Presidenti përmes Dekretit të kontestuar ka synuar të amendamentoj Kushtetutën e vendit, kompetencë e cila i takon ekskluzivisht Kuvendit. Së fundmi, Presidenti ka ngërthyer mbi vete kompetenca për interpretimin e Kushtetutës e që sipas së drejtës pozitive i takon Gjykatës Kushtetuese”, shkruan në dokument.
Osmani thekson se presidentit nuk i njihet kompetenca e kushtetutë-bërjes në asnjë formë.
“Presidentit të Republikës së Kosovës, me Kushtetutë nuk i njihet në asnjë formë kompetenca e kushtetutë-bërjes. E në rastin konkret, këtë të drejtë nuk e gëzon Presidenti as në kuptim të përcaktimit të afateve kohore lidhur me mandatimin e kandidatit për Kryeministër të vendit, përderisa nuk ekziston një normë e tillë kushtetuese”, thuhet në dokument.
Në rreth 40 komente të bëra në këtë dokument, Osmani ka cituar Nene të Kushtetutës së Kosovës, dhe ka dhënë arsye për të cilat ky dekret do të duhej të shpallej në kundërshtim me Kushtetutën.
Sipas saj, zbatimi i këtj dekreti do të ishte një precedent i rrezikshëm për parimin e ndarjes së pushteteve, dukë zhvlerësuar Kushtetutën.
“Zbatimi i këtij Dekreti do të krijonte precedent të rrezikshëm në raport me parimin e ndarjes së pushteteve, sepse do t’i lejonte Presidentit të vendit të ndërhyjë në kompetencat e Kuvendit si organ ligjvënës. Natyrisht, që me një precedent të tillë, edhe në të ardhmen, do të krijohej hapësirë për bartje të kompetencave kushtetuese me një dekret presidencial. Kjo do ta bënte Kushtetutën e vendit dokument të pazbatueshëm dhe jorelevant gjatë punës së institucioneve”, thuhet në këtë dokument. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë