LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Rastet e sotme kanë pasur kontakt, janë marrë masat për vetizolim

Haziri: Rastet e sotme kanë pasur kontakt, janë marrë masat për vetizolim

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se Shtabi i Emergjencave për parandalim të COVID-19 në Gjilan ka marrë masat për izolim dhe vendosjen në karantinë pas 14 rasteve që rezultuan sot pozitive në këtë komunë.

Haziri tha se nga 50 mosrat e marra nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, 14 rastet pozitive janë raste kontakti me të infektuarit e para dy ditëve.

“Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo na njoftoi se nga 50 mostrat e marra ne Gjilan, 14 kanë rezultuar pozitive si pasojë e kontakit me të prekurit e para dy ditëve. Shtabi e Emergjencave për parandalim e #Covid19, ka marrë masat për vetizolim, dhe vendosjen në karantinë të të gjitha rasteve të reja të infektuara. Apeloj që ta ruajmë qetësinë dhe t’i përmbaheni të gjitha udhëzimeve të institucioneve, duke dalë vetëm kur e keni të domosdoshme, por me masa mbrojtëse”, shkruan Haziri.


Ndërkaq, po ashtu Haziri ka uruar infermierët për Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, duke i falënderuar për punën që po bëjnë.

Me 14 të infektuar, Gjilani prin sot me numrin e rasteve me COVID-19
Lexo po ashtu Me 14 të infektuar, Gjilani prin sot me numrin e rasteve me COVID-19

“#Dita61.Urimet më të mira për gjithë infermierët dhe teknikët medicinalë në shërbimet shëndetësore që perkrah mjekut, kujdesen për shëndetin tonë. Ushtarët e shëndetit tone, ju falemnderit e urime 12 Maji”, shkruan Haziri.

Komuna e Gjilanit është komuna e cila ka më së shumti raste të konfirmuara me COVID-19, në rezultatet e analizave të sotme të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. /Telegrafi/