Filip Çallovski nga Shkupi, një kuzhinier profesionist, gjatë krizës së shkaktuar nga virusi korona ishte në Ohër. Ai ka punuar në një hotel në qytet, por aktualisht është në pushim të detyruar, sepse kompania nuk ka punuar për dy muaj.
“Apel deri te pronarët e hoteleve, restoranteve, mbajini ekipet tuaja të kompletuara, sepse ekipi është gjithçka. Mos mendoni se do të gjeni staf menjëherë. Situata do të përfundojë, kufijtë do të hapen dhe stafi do të gjejë një nesrëme më të mirë, ata do të kërkojnë një atmosferë ku janë trajtuar më mirë dhe paguhen më mirë. Kjo është një situatë jashtëzakonisht e ndërlikuar”, tha Filip Çalloski, kuzhinier.
Çalloski është vetëm një nga mijëra të punësuar në sektorin e hotelierisë në rajonin e Ohrit dhe Strugës. Pronarët tanimë po llogaritin dëmet nga mos funksionimi. Ata kanë frikë se situata në të cilën ndodhen mund të jetë edhe më e keqe, nëse dështon ky sezon turistik.
Edhe bizneset më të vogla në Strugë dhe Ohër janë në një situatë të ngjashme. Shumica punojnë me orar të shkurtuar të punës.
“Ne i hapim nga pak, nga një ore ose dy. Ne rregullojmë, i heqim mallrat e dimrit dhe nxjerrim ato të verës, që i kemi marrë. Nuk e di si do të tejkalohet kjo. Nuk e di si t’ia bëjmë nëse vazhdon kështu”, tha një pronar i një dyqani këpucësh në Ohër.
“100%. Ka dy muaj, nuk ka punë, askush nuk hyn. Falimentuam. Si do ta kapërceni këtë krizë? Ja kështu, këmbën mbi këmbë dhe ulur. Nuk ka njerëz. Populli nuk del, ka frikë”, u shpreh Ajredin Sulçe, këpucëtar.
Operatorët turistikë në rajonin e Ohrit dhe Strugës mbetën pa turistë të huaj që në fillim të pandemisë. Prenotimet janë anuluar pothuajse deri në fund të korrikut. Të vetmit që do të nxjerrin diçka nga sezoni, pak a shumë janë mysafirët vendas dhe ndoshta ndonjë vizitor nga vendet fqinje./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=ajDrdHsuEns&feature=emb_title
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Mickoski: Qeveria vetëm momentalisht ndihmoi NQP Shkup-in, por nuk u zgjidh ende problemi përgjithmonë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë