LAJMI I FUNDIT:

Oda e Turizmit Maqedoni kërkon kompensim financiar për dëmet e shkaktuar nga kriza

Oda e Turizmit Maqedoni kërkon kompensim financiar për dëmet e shkaktuar nga kriza

Bashkësia e turizmit në Maqedoni do të kërkojë kompensim financiar nga shteti sepse prej kohësh është detyruar të mos punojë sipas kapaciteteve të tyre, njoftoi Emil Dimitrovski, kryetar i Odës Ekonomike të Turizmit.

Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, Dimitrovski e shpalli këtë kërkesë si pjesë të masës së tretë të masave të planifikuar nga Qeveria dhe tha se kompensimi do të japë një nxitje për sektorin e turizmit për të mbijetuar këtë vit.

“Dhoma e Ekonimike e Turizmit gjithmonë përqendrohet në mënyrë specifike në operacione dhe masa që mund të kryhen me lehtësi. Në këtë pjesë, jemi në kërkim të masave që nuk do të ndikojnë në buxhetin e Maqedonisë, sepse ne e dimë situatën në vend, por ende në grupin e tretë të masave që ne planifikojmë të kërkojmë, së pari presim që ekonomia të jetë plotësisht funksionale dhe pastaj do të kërkojmë kompensim, sepse disa kompani me të vërtetë nuk do të mund ta përballojnë atë në të ardhmen, sepse kriza ekonomike do të rritet gjatë muajve të ardhshme”, thotë Dimitrovski.


Përveç kësaj, ai bën apel për hapjen më të shpejtë të ambienteve të jashtme të restoranteve të hoteleve, të paktën për ata që janë jashtë qyteteve. Për transportuesit turistikë kërkohet të ketë ulje të çmimit të regjistrimit për vitin e ardhshëm, sepse për dy ose tre muaj tani autobusët kanë qenë në gjendje të ndaluar, ata nuk kanë asnjë fluks./Telegrafi/