Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci thotë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatarin do të shohin mundësitë e inicimit të shkarkimit të tij.
Sipas saj, i pari i shtetit me vetëdije të plotë ka bërë shkelje kushtetuese duke anashkaluar Lëvizjen Vetëvendosje, si parti fituese në formimin e qeverisë.
Nagavci në një intervistë për KosovaPress, thotë se edhe përfshirja e presidentit në formimin e qeverisë së re, pa zgjedhje të reja ka të bëj me pazare politike.
“Gjithë kjo kohë që presidenti Thaçi ka qenë në detyrë i ka sjell dëme të mëdha vendit. Besojmë që ai me vetëdije ka shkel Kushtetutën dhe presim vendimet e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur hapat e radhës”, thotë ajo.
Ajo thotë se LDK-ja po tenton të formojë një qeveri jolegjitime dhe joparimore në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese.
“Presidenti ka qenë shumë i përfshirë në tentimin për të krijuar qeverinë e re. Ai ka ndikuar drejtpërdrejt dhe ka lehtësuar këtë proces të bashkëpunimit mes LDK-së dhe palëve tjera… Çdo diskutim që është bërë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje me ish partnerin qeverisës ka qenë një diskutim i bërë në mënyrë transparete dhe i bazuar në parime. Gjithçka ka qenë në tavolinë dhe e vendosur në mënyrë parimore. Ndërsa ajo që kemi parë deri më tani dhe lë dyshime është se marrëveshjet me të tjerët janë bërë thjesht për pazare”, thotë ajo.
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh e bindur se Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim në favor të partisë së saj, pasi siç thotë argumentet juridike qëndrojnë krahë tyre.
“E drejta është në anën tonë. Kemi paraqitur gjitha argumentet juridike, pa dashur të paragjykojë punën e Gjykatës Kushtetuese po presim vendimet finale”, thotë Nagavci.
Duke folur për zgjedhjet e reja, Nagavci thotë se nëse rezultatet janë të mira me pandeminë, vendi mund të organizojë zgjedhjet në gjysmën e muajit qershor.
“Nëse rezultatet janë më të mira në raport në gjendjen me pandeminë do të ishte shumë mirë që zgjedhjet të mbahen sa më parë. Ne kemi menduar që gjysma e qershorit, gjegjësisht 14 qershori do të ishte një datë e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Me besimin dhe shpresën që gjithçka do të jetë mirë me rezultatet e pandemisë”, u shpreh Nagavci.
Ndonëse në opinion u paraqit si refuzim i Komisionit të Venedikut ndaj kërkesës së kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, nënkryetarja e Kuvendit thotë se ky komision ndërkombëtar e ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim dhe për t’u përgjigjur pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë