LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi përfaqëson Kosovën në Samitin e Zagrebit

Presidenti Thaçi përfaqëson Kosovën në Samitin e Zagrebit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në Samitin e Zagrebit, që do të mbahet nesër përmes një video-konference, nën organizimin e Bashkimit Evropian.

Në agjendën e këtij samiti është menaxhimi dhe dalja nga situata e shkaktuar nga COVID-19, ringjallja e ekonomisë, si dhe zhvillimet politike dhe perspektiva evropiane e rajonit.

Deklarata e Zagrebit: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE
Lexo po ashtu Deklarata e Zagrebit: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE

Presidenti Thaçi pritet që në këtë samit të kërkojë nga BE-ja rikonfirmimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe hapa sa më të shpejtë drejt liberalizimit të vizave. Kjo është bërë e ditur në një postim të mëhershëm në llogarinë Twitter, të Thaçit.


Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, Samiti i Zagrebit do të mbahet përmes një video konferencë, ku do të marrin pjesë liderët e shteteve anëtare të BE-së, si dhe ata të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/