LAJMI I FUNDIT:

Koja: Nuk dyshoj se kolegët tanë nga ODIHR-i do të mbesin të përkushtuar për ta vazhduar monitorimin zgjedhor në Maqedoni

Koja: Nuk dyshoj se kolegët tanë nga ODIHR-i do të mbesin të përkushtuar për ta vazhduar monitorimin zgjedhor në Maqedoni

ODIHR shumë herë deri tani i ka vëzhguar zgjedhjet në këtë vend dhe aspak nuk dyshojmë se kolegët tanë nga Varshava do të mbesin të përkushtuar ta vazhdojnë monitoringun zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.

Këtë në intervistë për MIA-n e porositi shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja, i cili u përgjigj në pyetjen nëse ODIHR është e gatshme të vazhdojë me misionin e paralajmëruar, prejse në fillim të muajit mars në konferencë për shtyp e kumtuan misionin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhej të mbahen më 12 prill, por u anuluan për shkak të pandemisë së Kovid-19.

Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) më 3 mars mbajti konferencë shtypi në të cilën paralajmëroi se me 250 vëzhgues afatshkurtër në ditën e zgjedhjeve, por edhe me përfaqësuesit e  asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe Këshillin e Evropës, si dhe vëzhguesit e tij afatgjatë do ta vëzhgojë votimin, i cili u anulua për shkak të asaj që vendi tani përballet me pandeminë.


ODIHR në vend deri tani ka vëzhguar 18 zgjedhje, ndërsa kur ta kryejë  misionin etijj të 19-të ende është e pasigurt duke e marrë parasysh gjendjen  me koronavirusin dhe pasigurinë se kur mund të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Ambasadori Koja në intervistë për MIA-n ka folur për atë se si misioni i OSBEsë ballafaqohet me epideminë e Kovid-19.

Thotë kufizimet të cilat dolën nga gjendja me koronavirusin kanë ndikim mbi të gjithë, por ajo është më e shprehur te disa grupe të qytetarëve. Mes më të rrezikuarve janë gratë, fëmijët, personat me pengesa, personat e margjinalizuar dhe shpërngulës.

Koja theksoi se kufizimet e lëvizjes në nivel global kanë kontribuuar për rritje të dhunës familjare, për shkak të së cilës Misioni i OSBE-së, së bashku me MPPS-në dhe Rrjetin nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare punojnë së bashku gjatë ballafaqimit me këtë sfidë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Kalo në kategori