LAJMI I FUNDIT:

NISMA: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese i pranojmë edhe nëse nuk na pëlqejnë

NISMA: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese i pranojmë edhe nëse nuk na pëlqejnë

Edhe NISMA Socialdemokrate ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit të Republikës.

NISMA ka thënë se një vendim i tillë është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese.

Ky subjekt politikë ka thënë se duhet të vazhdojë tradita e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.


Njoftimi i plotë i lëshuar nga NISMA Socialdemokrate

Për NISMËN Socialdemokrate, vendimi për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit të Republikës për dhënien e mandatit kandidatit të LDK-së, z. Avdullah Hoti, për të formuar qeverinë e re në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për datë 02 maj 2020, është brenda kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe si i tillë detyron palët ta pranojnë!

Në mënyrë që në këtë rast Gjykata të mund punojë pa presion, palët duhet të përmbahen, kështu gjyqtarët e Gjykatës të munden të punojnë më tej pa presion nga palët.

NISMA Socialdemokrate konsideron që duhet vazhduar tradita e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese pa marrë parasysh nëse ato na pëlqejnë ose jo.

Masën e vendosur nga Gjykata Kushtetuese kanë thënë se e respektojnë edhe Presidenti Thaçi si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës./Telegrafi/