LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Vendimi i Kushtetueses nuk prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës, mos të entuziazmohemi

Kurti: Vendimi i Kushtetueses nuk prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës, mos të entuziazmohemi

Pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi ndaj mandatarit Avdullah Hoti, ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka thënë se, kërkesa e LVV-së ishte e pranueshme dhe e arsyetuar rreth pretendimeve përkitazi me dispozitat kushtetuese.

“Qeveria mbështeti kërkesën e deputetëve për vendosjen e masës së përkohshme dhe vlerësoi vendimin e Gjykatës për aprovimin e kërkesës së tyre për pezullimin e dekretit të Presidentit, sepse parashtruesit kanë dorëzuar një kërkesë e cila është prima facie e pranueshme si dhe është substancialisht e arsyetuar rreth pretendimeve përkitazi me dispozitat kushtetuese të saktësuara në kërkesë”, ka thënë Kurti.


Gjykata Kushtetuese pezullon deri më 29 maj dekretin e Thaçit për Qeverinë e re
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese pezullon deri më 29 maj dekretin e Thaçit për Qeverinë e re

Qeveria konsideron që vendosja e masës së përkohshme është në interesin publik dhe gjithashtu i shërben administrimit të drejtësisë.

Sipas Kurtit, ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës.

“Kështu që është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19”, ka thënë Kurti./Telegrafi/