LAJMI I FUNDIT:

Shaipi për situatën pas pandemisë: Kategoritë më të dëmtuara janë ata që nuk do të kenë mundësi të paguajnë këstin e kredisë

Shaipi për situatën pas pandemisë: Kategoritë më të dëmtuara janë ata që nuk do të kenë mundësi të paguajnë këstin e kredisë

Analisti i politikave sociale, Kushtrim Shapi në një intervistë për emisionin “Përballje ditore” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka folur për gjendjen e punëtorëve në kohë pandemie, problemet e sfidat që mund të dalin si dhe për ndikimin e Pakos emergjente.

Shaipi gjithashtu ka folur edhe për sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19.

Ai ka deklaruar se pandemia e coronavirusit ka ndikuar në sigurinë sociale të grupet dhe shtresat e ndryshme në të gjitha vendet, jo vetëm në Kosovë.


Ai gjatë emisionit ka përmendur disa nga kategoritë të cilat janë dëmtuar si pasojë e COVID-19.

“Kategoritë më të dëmtuara janë ata që nuk kanë me pas në fund të muajit me pagu këstin e kredisë, për shkak se nuk iu del rroga. Në Kosovë kategori të tilla kemi shumë, por mbi të gjitha në Kosovë kemi shtresa ende më të dënueshme, që përfshin personat që punojnë pa kontrata pune, informalitet i plotë, të cilët nuk kanë as se si të përfitojnë nga masat e ndihmës që janë të parapara nga Qeveri apo kanë përfitim shumë më të kufizuar. Më pas kemi kategorinë e personave të vetëpunësuar, që gjithashtu paraqet një pjesë të madhe të punësimit në Kosovë, si dhe kategorinë që që merren me mirëmbajtjen e shtëpive, pastërti, higjiene, ruajtje fëmijësh, që janë kryesisht gra, po ashtu çerdhet private gjithashtu të cilat e kanë ndërpre aktivitetin”, deklaroi ai.

Shaipi përmendi edhe disa nga sektorët të cilat janë prekur nga COVID-19, e ku punëtorët janë pa kontrata pune.

“Një sektor tjetër i madh i punësimit që përfshihet nga një shkallë e madhe e informalitetit, është sektori i bujqësisë, i riciklimit, të cilat janë sektorë të cilat kryesisht bazohen në pagesa kesh nga fillimi deri në fund. Sektori i taksive, i cili numëron mijëra taksistë e që janë të vetëpunësuar, ata gjithashtu janë pa të ardhura në këtë kohë”, pohoi ai.

Analisti i politikave sociale shtoi më tej se Qeveria duhet të propozojë paketë stimuluese për sektorët të cilat kanë potencial më të madh të zhvillimit dhe që përfaqësojnë përqindje të lartë të punësimit në vend.

“Pakoja Emergjente e Qeverisë synon eliminimin apo zbutjen e pasojave të menjëhershme të shkaktuara nga pandemia e coronavirusit, besoj dhe shpresoj që si të gjitha vendet e botës, Qeveria të propozojë paketë stimuluese që bazohet në përparësitë strategjike që mund t’i kemi si vend dhe në sektorët me prioritet të cilat kanë potencial më të madh të zhvillimit po në të njëjtën kohë përfaqësojnë përqindje të lartë të punësimet të vend. Do të thotë karshi masave stimuluse është më rëndësi që investimet kapitale të mos ndalen plotësisht. Ndalimi i investimeve kapitale një pjesë të madhe të punëtorëve do të linte pa punë”, tha ndër tjera ai.

Tutje, ai deklaroi se sektori i bujqësisë duhet të jetë kryesori dhe ku Qeveria duhet të orientojë të gjitha subvencionet për zhvillim, dhe për gjenerim të vendeve të punës.

Leci: Gjendja e punëtorëve nuk është e mirë, nëse ka shkelje të të drejtave gjatë COVID-19 do të merren masa
Lexo po ashtu Leci: Gjendja e punëtorëve nuk është e mirë, nëse ka shkelje të të drejtave gjatë COVID-19 do të merren masa

Shaipi tha se pas pandemisë do të ketë numër të madh të papunëve, prandaj me pak kreativitet ndaj gjithë fermerëve do të kishte mundur të bëhet një ndërmjetësim për punësim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori