LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Në LDK s’mund të imponohesh për t’u bërë ministër

Haziri: Në LDK s’mund të imponohesh për t’u bërë ministër

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke folur për formimin e koalicionit LDK-AAK- Nisma për krijimin e qeverisë së re, tha se marrëveshja do të arrihet shumë shpejt.

Haziri tha se synimi është që qeveria të ndërtohet pa kushte.

“Marrëveshje do të arrihet shumë shpejt. Bisedimet janë përfafruar. Janë duke u ndërtuar me mirëbesim. Synim e kemi që të mos ndërtohet me kushte, sepse do të jetë qeveri e një tranzicione politik me agjendë të vështirë”, tha Haziri në Info Magazine të Klan Kosovës.


Numri dy i LDK-së ka folur edhe për emrat e mundshëm të ministrave nga radhët e partisë që ai përfaqëson.

Ai duke folur për emrat e LDK-së për pozitat qeveritare të publikuar në Klan Kosova deklaroi se në LDK nuk mund të imponohesh.

“I plasuat për të mos u bërë. Është një rregull i pashkruar në LDK, ai që e nxjerr emrin e vet për spekulime dhe për natyrën spekulative mbetet pa hyrë në vlerësime serioze për t’u bërë. Ne e dijmë mirë burimin spekulativ. Sipas kësaj që po e them unë LDK ka ndërtimin e një qeverie që presin qytetarët dhe jo një kastë ministrash. Ju e patë që disa munden të qëndrojnë 50 ditë në qeveri”.

Haziri foli edhe për synimet nga koaliconi i mundshëm. Ai tha nuk qëndron lajmi që katër deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do ta votojnë qeverinë e re.

“Qëllimi i LDK-së është ndërtimi i një Qeverie më partitë e tjera, pa PDK-në. Emrat janë të mirë, nuk po them që nuk janë të mirë, po ka edhe emra edhe më të mirë të atyre që do të munden me qenë në qenë në qeveri. Në LDK nuk mund të imponohesh”.

“Është spekulim se katër deputetë nuk do ta votojnë qeverinë, kjo nuk qëndron. Është interesant sepse opozita sepse e kanë përfaqësuesin e tyre presidentin, kryetarja e Kuvendit vjen nga një Qeveri e kaluar. Nuk është diskutuar formula e përfaqësimit për atë thashë se janë spekulime. Kemi votua z. Hoti që të marrë detyrën në plotni”, tha Haziri.

Ai tha se LDK e sheh edhe AKR-në si partnerë për ekzekutivin e ri.