Sektori i turizmit në Maqedoni pret ndihmën e qeverisë që të rimëkëmbet
Kufizimi i lëvizjes dhe mbylla e kufijve, si masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, mund t’i japë shans zhvillimit të turizmit vendor në Maqedoninë e Veriut, por vetëm nëse respektohen rekomandimet për t’u mbrojtur nga virusi, thonë njohës të fushës. Nga ky sektor thonë se që të arrihet rimëkëmbja pas pandemisë së koronavirusit, do të duhet mbështetja e qeverisë.
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut është goditur rëndë nga koronavirusi. Veçanërisht, sektori i hotelerisë konsiderohet se ka pësuar më së shumti në këtë periudhë.
Naum Martinovski ligjërues në Fakultetin e Turizmit në Ohër, thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe pas lehtësimit të masave kundër koronavirusit – që pritet të ndodhë pas 1 majit – turizmi vendor, mbetet opsioni më i përshtatëm në këto rrethana.
“Gjatë periudhës së ardhshme, shteti duhet t’i qaset me një strategji të mirë të shfrytëzimit të kapaciteteve vendore sa i përket turizmit, qoftë për pushimet në fundjavë apo për pushimet njëjavore”, thotë Martinovski.
Ndërkaq, Albert Hani, i cili menaxhon një bujtinë familjare buzë liqenit në Strugë, thotë se koronavirusi po imponon zbatimin e shumë masave mbrojtëse, që sipas tij po rrisin koston. Andaj, siç thotë ai, për të pasur sukses turizmi vendor, ky sektor duhet të ketë mbështetje të fuqishme nga shteti.
“Edhe pse turizmi është një nga sektorët më të dëmtuar nga kriza e COVID-19, kapacitetet e vogla, shtëpitë private, përkatësisht bujtinat si kjo e jona, jemi të vetëdijshëm se tani turizmi do të marrë dimension vendor, lokal, sepse rrallëkush do t’ia lejojë vetes që të gjendet jashtë shtetit në situatë të tillë. Prandaj, ky sektor do të ketë nevojë për ndihmë të madhe nga shteti. Këtu flasim për subvencione, të cilat do të na ndihmojnë si fillim të arrijmë deri te njohurit e reja për protokollet shëndetësore që janë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të turistëve, përkatësisht klientëve, por edhe të vetë punonjësve tanë. Ne tani do të kemi harxhime shtesë për dezinfektuesit dhe mjetet mbrojtëse”, tha Hani.
Për shkak të koronavirusit, gjatë javës së kaluar u ndalua lëvizja e qytetarëve në shtigjet malore, gjë që nxiti reagime të ashpra nga shoqatat e bjeshkatarëve.
Por, këtë javë, kjo ndalesë u hoq dhe autoritetet thanë se qytetarët mund të ecin në shtigje malore, por jo më shumë se dy persona dhe duhet të mbajnë distancë nga njëri-tjetri.
Jashar Hirda, nga shoqata bjeshkatare Ekologjike, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas përhapjes së koronavirusit, është rritur vetëdija e qytetarëve për kujdesin ndaj shëndetit. Andaj, sipas tij, tani ka më shumë interesim për turizmin malor, por shton se në këtë sektor, shteti ka investuar pak.
Hidra thotë se tani duhet që edhe ngjitjet nëpër male, duhet të bëhen sipas rekomandimeve të autoriteteve për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
“Nevojitet që edhe shteti të investojë për kushte më të mira, sa i përket shënjimit të shtigjeve, që këto bukuri natyrore të mund të shijohen sa më shumë”, thotë Hidra.
Ndryshe, sektori i hotelerisë ishte sektori i parë që mori goditje të madhe që prej se u paraqitën rastet e para me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Kjo për shkak se u anuluan aranzhmanet që kishin bërë qytetarët për Festën e Pashkëve, por edhe për pushimet gjatë verës.
Nga Oda Ekonomike e Turizmit kanë theksuar se ky sektor ka shënuar ulje të kapaciteteve prej 40 deri në 80 për qind dhe përfaqësuesit e kësaj ode, druajnë se pandemia e koronavirusit do të bëjë që çojë në mbylljen e tërësishme të disa kapaciteteve të sektorit të hotelerisë.
Së fundmi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka paralajmëruar se objektet hoteliere mund të rihapen në gjysmën e dytë të majit, por jo me kapacitet të plotë.
Ndërkaq, kohë më parë, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bëri të ditur se qeveria do të mbështesë sektorin e turizmit, duke thënë se është vendosur që hotelet dhe kafenetë do të marrin një kompensim për humbjet që kanë pasur si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
“Së bashku me Fondin e turizmit që tashmë e kemi krijuar dhe me paketën e masave të tjera ekonomike, mund të them se do të pranohen të gjitha kërkesat e parashtruara nga sektori i turizmit”, pati deklaruar ministri Bekteshi.
Pronarët e bizneseve hoteliere kërkojnë masa konkrete për të sanuar dëmet, e jo kredi, ashtu siç ka ofruar qeveria, sepse siç thonë ata, edhe ashtu e kanë të vështirë të paguajnë këstet e kredive që kanë aktualisht./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Mickoski: Qeveria vetëm momentalisht ndihmoi NQP Shkup-in, por nuk u zgjidh ende problemi përgjithmonë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë