LAJMI I FUNDIT:

A arriti Suedia të menaxhojë situatën e COVID-19, ndonëse zbatoi masa të buta?

A arriti Suedia të menaxhojë situatën e COVID-19, ndonëse zbatoi masa të buta?

Suedia ka të ngjarë të menaxhojë më së miri një valë të dytë të infeksioneve, thotë epidemiologu shtetëror, Anders Tegnell.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Suedia ka ndërmarrë një qasje relativisht të relaksuar ndaj kufizimeve, krahasuar me vendet e tjera evropiane.

“Ka funksionuar në disa aspekte”,  tha Tegnell për radio BBC.


“Ka funksionuar sepse sistemi ynë shëndetësor ka qenë në gjendje ta përballojë. 20 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv kanë qenë bosh, dhe të lirë për të trajtuar pacientët me COVID-19 ”, u shpreh ai.

Tegnell vlerësoi se një nivel imuniteti nga 15 deri në 20 për qind ishte arritur në popullatën e Stokholmit, për të cilën ai sqaroi se “do të ngadalësojë përhapjen (e një vale të dytë)”.

Ndryshe, Suedia deri tani ka raportur 16 mijë raste të coronavirusit, përfshirë 2 mijë të vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.

I pyetur nëse numri i të vdekurve do të kishte qenë më i ulët nëse Suedia do të kishte zbatuar kufizime më të rrepta, Tengell tha se nuk dihet në këtë fazë.

“Kjo është një pyetje shumë e vështirë për t’u përgjigjur në këtë fazë. Të paktën 50 për qind e numrit të vdekjeve janë brenda shtëpive të të moshuarve, dhe është vështirë të kuptohet se si bllokimi mund të ndalojë kaplimin e sëmundjeve në shtëpitë e kujdesit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Kalo në kategori