LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët në Tajlandë thonë se kishte një rast kur dikush vdiq, pasi u infektua me coronavirus nga një trup i vdekur

Shkencëtarët në Tajlandë thonë se kishte një rast kur dikush vdiq, pasi u infektua me coronavirus nga një trup i vdekur

Shkencëtarët në Tajlandë thanë se ata identifikuan rastin e parë të dikujt që vdes nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi, pasi e ‘mori’ atë nga një trup i vdekur.

Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, rasti u raportua në një letër të botuar nga Gazeta e Mjekësisë Ligjore të shtunën.

Siç thuhet më tej, aty përshkruhej si “lidhjen e parë mbi infeksionin COVID-19 dhe vdekjen midis personelit mjekësor në një njësi të Mjekësisë Ligjore”.


Letra u shkrua nga Won Sriwijitalai i Qendrës Mjekësore RVT në Bangkok, Tajlandë dhe Viroj Wiwanitkit të Universitetit Mjekësor Hainan në Haikou, Kinë.

Ky duket se është rasti i parë i transmetimit midis të vdekurve dhe të gjallëve në çdo vend.

Autorët e identifikuan viktimën vetëm si një “praktikues mjekoligjor” në Bangkok.

Megjithatë, shkencëtarët nuk janë të sigurt se sa kohë coronavirusi mbijeton në trup pas vdekjes, dhe Tajlanda nuk po inspekton në mënyrë rutinore trupat e pacientëve COVID-19 pasi të vdesin, thuhet në letër.

Kjo e vështirëson marrjen e një panoramë të qartë të situatës.

“Aktualisht, nuk ka të dhëna për numrin e saktë të kufomave të kontaminuara me COVID-19 pasi nuk është një praktikë rutinore të ekzaminohen për COVID-19 trupat e vdekur në Tajlandë”, kanë shkruar autorët.

Ata e lidhën vdekjen e punëtorit me kontaktin me trupat e pajetë, duke shkruar se nuk kishte të ngjarë që njerëzit në punën e mjekësisë ligjore të kishin kontakte me njerëz që jetojnë me COVID-19.

“Ekzistojnë shanse të ulëta që profesionistët e mjekësisë ligjore të vijnë në kontakt me pacientë të infektuar, por ata mund të kenë kontakt me mostrat biologjike dhe kufomat”, citohet të kenë thënë ata.

Autorët thanë se njerëzit në punën e mjekësisë ligjore “duhet të veshin pajisje mbrojtëse duke përfshirë një kostum mbrojtës, doreza, syze dhe maskë”.

Ata gjithashtu sugjeruan që ata që punojnë me trupa duhet të përdorin të njëjtat protokolle dezinfektuese si punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë.

Udhëzimet nga Organizata Botërore e Shëndetit thonë se transmetimi i patogjenëve nga trupat e vdekur është i rrallë, duke shtuar se “shumica e agjentëve nuk mbijetojnë gjatë në trupin e njeriut pas vdekjes”.

Por në Britani të Madhe, për shembull, autoritetet kanë këshilluar stafin që punojnë me trupat e pacientëve COVID-19 të jenë të kujdesshëm nga një rrezik i mundshëm.

“Ato trupa që merren me trajtimin duhet të jenë të vetëdijshëm se ka të ngjarë të ketë një rrezik të vazhdueshëm të infeksionit nga lëngjet e trupit dhe indet e rasteve kur identifikohet infeksioni i coronavirusit (SARS-CoV2)”, tha organi kryesor këshillues i kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Amerika
I traumatizuar nga tërmetet, turku jeton që dy vite në shpellë

I traumatizuar nga tërmetet, turku jeton që dy vite në shpellë

Turqia
Kalo në kategori