LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i PDK-së: Qeveria e shkarkuar ka shkelur sërish Kushtetutën, Avokati i Popullit po rri duarkryq

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se Qeveria në detyrë e Kosovës ka shkelur për herën e disatë Kushtetutën e Kosovës me një vendim arbitrar që ka shpërfillur totalisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Avokati i Popullit e ka si obligim që të “mbikëqyr dhe mbroj të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike.”

Postimi i plotë:


Qeveria e shkarkuar e Kosovës sapo ka shkelur për herën e disatë Kushtetutën e Kosovës me një vendim arbitrar që ka shpërfillur totalisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është shkelja e disatë e rëndë e radhës e qeverisë në ikje të Kurtit dhe avokati i popullit Hilmi Jashari nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë për këto cënime të rendit kushtetues dhe shkelje të lirive themelore të qytetarëve.
Z. Jashari, në detyrën e tij si Avokat i Popullit e ka si obligim që të “mbikëqyr dhe mbroj të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike.” Ku ka shkelje më të rënda sesa ato që qeveria ka bërë përkundrejt të drejtave kushtetuese të qytetarëve të Kosovës.
Nga njëra anë Avokati i Popullit, Jashari dërgon në gjykatë kushtetuese një çështje si ligji i pagave duke lënë sot ende pa rrogat që meritojnë mjekët, infermierët e të gjithë nëpunësit që janë në vijën e parë të frontit. Nga ana tjetër rri duarkryq kur qeveria haptazi manifeston tendenca autoritare duke shkelur kushtetutën.
Me sa duket, Avokati aktual i popullit e ka zëvendësuar popullin me partinë, dhe ka vendosur që të futet në taborrin e mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosjes duke neglizhuar detyrën e tij të shenjtë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Mbase do ishte më e ndershme që avokati aktual i popullit të përfshihet haptazi në Vetëvendosje dhe t’ia lëri pozitën dikujt më të përgjegjshëm që ka më të shtrenjtën Kushtetutën dhe jo partinë dhe udhëheqësin e saj, shokun Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori