LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë të barazvlefshme me puç

Krasniqi: Masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë të barazvlefshme me puç

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, i ka quajtur masat e reja të prezantuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për kufizimin e lëvizjes së lirë në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19, si shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Ai ka thënë se ky vendim duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese pasi që sipas tij, i cenon të drejtat themelore të qytetarëve.

“Ajo që ne dëgjuam dhe pamë është përtej imagjinatës, është një vendim skandaloz i cili pikërisht në ditën kur kë hyrë në fuqi aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, një njësi përbërëse e Qeverisë prezanton masa edhe më të rrepta”.


“Ajo që ndodhi sot është shkelje e Kushtetutës së Kosovës. Për ta bërë edhe më absurde këtë punë, këtë vendim e ka marrë sot Ministria e Shëndetësisë. Kur nga Qeveria merren vendime që i takojnë vetëm Kuvendit; atëherë ky është uzurpim”, ka thënë Krasniqi në Klan Kosova.

“Rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë duhet të respektohen, por masat që ndërmerren duhet të jenë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës”.

“Pata rastin që t’i dëgjoj dhe lexoj ata që janë njohës të kësaj fushe, për këtë çështje kishte një pajtim të plotë që e cilësonin këtë vendim si një shkelje e rëndë e Kushtetutës”, tha ai.

Kujtojmë se sot në mbrëmje, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media, ku ka prezantuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi lidhur me parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori