LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Nuk po i zëmë rrugë VV-së, jemi të lumtur nëse ndërton qeveri, LDK po përgatitet vetëm për opsionin e dytë kushtetues

Haziri: Nuk po i zëmë rrugë VV-së, jemi të lumtur nëse ndërton qeveri, LDK po përgatitet vetëm për opsionin e dytë kushtetues

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar rreth zhvillimeve brenda LDK-së, mbi mundësinë e ndërtimit të shumicës së re parlamentare për ndërtimin e qeverisë me AAK-në, Nismën dhe pakicat.

“Me veprimet brenda LDK-së, që janë shumë legjitime, ne nuk po i zëmë rrugë VV-së që ajo dhe Kurti të shfrytëzojë mundësinë e ndërtimit të qeverisë së re. Në opsionin e dytë, që fryma kushtetuese mund të jap, duke ja dhënë LDK-së mandatin, atëherë, vetëm për këtë rast, për këtë çështje kryetari i LDK-së, akademik Mustafa ka kërkuar dritën e gjelbër nga Këshilli Drejtues i partisë. Pra kryetari Mustafa, të marrë lejen që të filloi të ndërtojë shumicën e dytë të re, për ndërtimin e qeverisë me AAK-në, Nismën dhe pakicat. Pra në këtë frymë ne, deri nesër në ora 16:00 kemi afatin e përgjigjes. Por edhe njëherë ne si LDK do ti gëzoheshim shumë lajmit se Vetëvendosja do të arrinte të ndërtonte qeverinë më mundësinë kushtetuese që e ka”, deklaroi Haziri.

Tutje,  Haziri ka shtuar se LDK do ishte e lumtur që Vetëvendosje të mund të ndërtonte një qeveri në kuadër të formulës që ata i besojnë.


“Ne besojmë që Vetëvendosja mundet dhe duhet të ndërtoi një qeveri në kuadër të formulës që ata i besojnë. Ata, tash për tash kanë fuqi kushtetuese që nëse mund ta bëjnë fakt këtë çështje dhe LDK-ja është komode me qëndru politikisht në rolin e vet konstruktiv që të ndihmojë në tejkalimin e Pandemisë”, pohoi Haziri për Radio1.