LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Janë menaxhuar 17 raste – Gjilani po vazhdon ta ulë lakoren, duke e kontrolluar dhe mos lejuar shpërndarjen e COVID-19

Haziri: Janë menaxhuar 17 raste – Gjilani po vazhdon ta ulë lakoren, duke e kontrolluar dhe mos lejuar shpërndarjen e COVID-19

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazhiri, ka thënë se angazhim i madh i Shtabit Emergjent për menaxhimin dhe kontrollimin e situatës, me kapacitetet në moslejimin e shpërndarjes së infeksionit, ka pasur progres në luftën kundër COVID-19.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haziri thotë se, janë menaxhuar 17 raste, dhe Gjilani po vazhdon ta ulë lakoren, duke e kontrolluar dhe mos lejuar shpërndarjen e #Covid19.

“Ky angazhim i madh i mjekëve, profesionistëve dhe hallkave të emergjencave civile në Gjilan, nuk na bën imun në shpërndarjen e infeksionit. Imun na bën vetëm nëse qëndroni në shtëpi dhe nëse vetëpërmbaheni nga dalja në vendet publike, qofshin ato vende malore e fushore”, thekson ai.


Sipas tij, së shpejti komuna do të bëjë planin për të menaxhuar situatën që mos lejohen hyrje-dalje të askujt prej zonave të karantinës.

“Gjatë ditëve në vijim, do ta bëjmë planin 06, që i përfshinë komunat e Anamoravës, në bashkëpunimin me policinë lokale dhe regjionale, në mënyrë që mos lejohen hyrje-dalje të askujtë prej zonave të karantinës, siҫ është Prishtina, Vitia e Ferizaj.

Jemi koordinuar me të gjithë kryetarët e komunave për masat emergjente dhe të martën do t’ju njoftojmë për pakon e re të masave të lëvizjes së lirë

Është fatkeqësi të bartet infeksioni i cili e rrezikon fëmijët, lagjen e qytetin tuaj. Ju lutem, #rriNshpi”, ka shkruar në fund Haziri. /Telegrafi/