Bazuar në vendimin e Ministrit të Financave dhe Transfereve, lidhur me aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente dhe obligimin e institucioneve për zbatimin e këtij Plani, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se ka bërë përgatitjet dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga kjo pako.
Sipas Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente, personat të cilët do të përfitojnë sipas Masave, si: 3a; 3b; 8 dhe 14, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 15 maj 2020.
Për përfituesit nga Masa 3a; 8 dhe 14, punëdhënësit, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojnë formularin “Kërkesë për kompensim të pagave të punëtorëve”, të bashkëngjisin listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK, si dhe për të punësuarit e rinj (masa 14) duhet të bashkëngjisin kontratën e punës. Formulari gjendet në Sistemin EDI, në linkun Shërbimet – Kërkesë për kompensim të pagave të punëtorëve, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Shto dokumente duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat e punëtorëve.
Për qëllime të përfitimit sipas Masës 3a; 8 dhe 14, duhet të keni parasysh identifikimin e të punësuarve, si:
Punëtor aktiv – nënkupton punëtorin i cili është në marrëdhënie pune të vazhdueshme në biznes, mirëpo, për shkak të situatës së emergjencës shëndetësore, punëdhënësi nuk ka arritur t’ia paguaj pagën. Në listën e të punësuarve, ky i punësuar duhet të jetë i evidentuar me statusin “A”. Ky i punësuar, për të përfituar nga kjo pako duhet të ishte i përfshirë si i punësuar primar në listë pagesën mujore për periudhën shkurt/2020.
Punëtor jo-aktiv – nënkupton punëtorin i cili është larguar nga puna si rezultat i rënies së aktivitetit të ndërmarrjes për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik. Në listën e të punësuarve, ky i punësuar duhet të jetë i evidentuar me statusin “B”. Ky ish i punësuar, për të përfituar nga kjo pako duhet të ishte i përfshirë si i punësuar primar në listë pagesën mujore për periudhën shkurt/2020.
Punëtor i ri – nënkupton punëtorin e regjistruar gjatë periudhës së situatës së emergjencës së shëndetit publik, me kontratë pune së paku një (1) vjeçare, të nënshkruar pas datës zyrtare të fillimit të pandemisë në Kosovë. Në listën e të punësuarve, ky i punësuar duhet të jetë i evidentuar me statusin “C”.
Përfituesit nga Masa 3b, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojnë formularin “Kërkesë për kompensim të qirasë”, si dhe të bashkëngjisin listën e qiradhënëseve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Po ashtu, qiramarrësi duhet të ngarkojë çdo kontratë të qirasë në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit, e cila duhet të jetë e lidhur para datës 1 Mars 2020. Formulari gjendet në Sistemin EDI në linkun Shërbimet – Kërkesë për kompensim të qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Shto dokumente duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat me qiradhënësit.
Përmes formularëve të lartcekur, punëdhënësi dhe qiramarrësi, duke evidentuar dëshmitë për vështirësitë financiare duhet të deklarojnë se veprimtaria e tyre është ndikuar negativisht nga situata e emergjencës shëndetësore me vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
ATK-ja thotë se, udhëzuesit për kompensim të pagave të punëtorëve dhe kompensim të qirasë, i gjeni në ueb-faqe të ATK-së në linkun Multimedia – Manuale & Prezantime. /Telegrafi/
Udhëzuesi për kompenzim të pagave
Udhëzuesi për kompenzim të qirasë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë