LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Do të ketë pasoja pas krizës nëse ekonomia vazhdon të jetë e paralizuar

Zhbogar: Do të ketë pasoja pas krizës nëse ekonomia vazhdon të jetë e paralizuar

Paketa prej 66 milion euro është mbështetje fillestare, por ne tashmë po shqyrtojmë më shumë projekte, më shumë ide se si t’i plotësoni nevojat tuaja. Ekziston një rrezik i madh nga pasojat që do të pasojnë krizën, dhe jo vetëm këtu, por në të gjithë Evropën, nëse ekonomia mbetet e paralizuar për një kohë të gjatë, tha në një intervistë për “Radion e Maqedoninë”, ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

Ai pret që pajisjet dhe materialet mjekësore të arrijnë në vend në javët e ardhshme nga ndihma e paralajmëruar e urgjencës me vlerë prej katër milion euro për vendin nga BE, e cila na dha ndihma fillestare me vlerë 66 milion euro për të trajtuar pasojat e pandemisë së coronavirusit.

“Jemi duke negociuar për pjesën tjetër të fondeve, veçanërisht për 50 milion euro që kemi ndarë. Këto ditë ne po negociojmë me Qeverinë se cila do të jetë mënyra më efektive për t’i përdorur ato dhe mendoj se në fund të muajit prill do të kemi një pamje më të qartë. Pastaj, kemi ndarë nëntë milion euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për t’i ndihmuar ata të merren me pasojat e krizës dhe gjithashtu do t’i ndihmojmë me tre milion euro ndihmë buxhetore, veçanërisht për të rinjtë dhe kategoritë e prekshme të qytetarëve”, thotë Zhbogar dhe thekson se kjo është ndihma e parë dhe se Bashkimi Evropian tani po zhvillon bisedime të brendshme për ndihmë të mundshme shtesë për vendet në rajon, përfshirë edhe vendin tonë.


Ai paralajmëron se ekziston një rrezik i madh nga pasojat që do të pasojnë krizën, dhe jo vetëm këtu, por në të gjithë Evropën, nëse ekonomia mbetet e paralizuar për shumë kohë./Telegrafi/