LAJMI I FUNDIT:

Limaj i shqetësuar, i bën thirrje Kurtit të ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes së coronavirusit në Malishevë

Limaj i shqetësuar, i bën thirrje Kurtit të ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes së coronavirusit në Malishevë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fartmir Limaj, ka shprehur shqetësimin e tij pëe numrin e madh të infektuarve me coronavirus nga Komuna e Malishevës, ku vetëm sot kanë rezultuar pozitivë edhe 17 persona, duke çuar në 61 numrin e të infektuarve nga kjo komunë.

Limaj ka thënë se rritja e rasteve të reja me COVID-19 në komunën e Malishevës është shqetësuese.

“Po kaq shqetësuese është injorimi që po i bën qeveria në largim qytetarëve të kësaj komune, që janë më të rrezikuarit në nivel vendi”, ka thënë Limaj, përmes një postimi në Facebook.


Kurti të enjten viziton Malishevën, tregon arsyen pse nuk e vizitoi sot
Lexo po ashtu Kurti të enjten viziton Malishevën, tregon arsyen pse nuk e vizitoi sot

Sipas tij, kjo komunë më shumë është ndihmuar nga njerëzit vullnetmirë se sa që e ka ndje dorën e shtetit në këtë kohë pandemie.

“I bëj thirrje prapë kryeministrit në largim, që konform atyre përgjegjësive që ka, të kthej vëmendjen nga kjo komunë dhe të merr të gjitha masat në mënyrë që të parandalohen raste të reja”.

Limaj ka thënë se se është në kontakt të vazhdueshëm më kryetarin Begaj dhe udhëheqjen komunale, të cilët sipas tij janë të angazhuar maksimalisht në funksion të menaxhimit të situatës së krijuar.

20 raste të reja me coronavirus në Kosovë, shkon në 165 numri i të infektuarve
Lexo po ashtu 20 raste të reja me coronavirus në Kosovë, shkon në 165 numri i të infektuarve

“I shpreh mirënjohjen time kryetarit Begaj, Shtabit Emergjent dhe kryetarëve të fshatrave për punën që po e bëjnë”, ka shkruar Limaj, duke kërkuar nga bashkëvendësit e tij t’i respektojnë në përpikëri udhëzimet e profesionistëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar sot edhe 20 raste të reja me coronavirus, duke shkuar në 165 numri i të infektuarve në Kosovë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 15 prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy me vendbanim në Malishevë, një me vendbanim në Bllace-Suharekë, një me vendbanim në Drenas dhe një me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në raportin e IKSHPK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Kalo në kategori