LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i shkruan Kurtit, i kërkon shfuqizimin ose pezullimin e vendimit deri sa të vendos Kushtetuesja

Thaçi i shkruan Kurtit, i kërkon shfuqizimin ose pezullimin e vendimit deri sa të vendos Kushtetuesja

Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media ka bërë të ditur se e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve.

Përveq kësaj, Thaçi bëri të ditur se i është drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit Albin Kurti, ku i ka kërkuar atij ta shfuqizojë vendimin e mbrëmshëm ose të paktën ta pezullojë implementimin e tij deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Thaçi e dërgon në Kushtetuese vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve
Lexo po ashtu Thaçi e dërgon në Kushtetuese vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve

Në këtë letër, Thaçi ia përmend Kurtit edhe refuzimin pa asnjë argument të shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme, të cilën e kishte propozuar ditë më parë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID 19.


“Mbrëmë ke nënshkruar një vendim me të cilin i shkel të drejtat dhe liritë e njeriut të qytetarëve të Republikës së Kosovës e që garantohen me Kushtetutën e Kosovës si dhe me konventat ndërkombëtare”, thuhet në letrën e Thaçit dërguar Kurtit. /Telegrafi/

Kjo është letra e plotë: