LAJMI I FUNDIT:

Mikrobiologu Lul Raka: Rregullat e distancës vlejnë dhe për karantinë – coronavirusi ka shumë të panjohura

Mikrobiologu Lul Raka: Rregullat e distancës vlejnë dhe për karantinë – coronavirusi ka shumë të panjohura

Koordinatori për bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mikrobiologu Lul Raka, ka folur rreth coronavirusit të ri në Kosovë, si pasojë e të cilit deri më tash 33 janë infektuar dhe një person ka vdekur.

Ai në Debatplus në RTVDukagjini ka shprehur shqetësimin për hyrjen ‘në të zezë’ të personave që hyjnë në Kosovë nga vendet e prekura.

“Kush vjen në Kosovë nga jashtë duhet të hyjë në karantinë. Rregullat e distancës vlen edhe në karantinë dhe duhet të respektohen”, është shprehur Raka.


Ai ka treguar për rastet e para të infektimit në Kosovë, sikurse ai në Viti, kur banori i prekur me coronavirus ka infektuar të gjithë anëtarët e familjes, derisa ka shtuar se në një rast të ngjashëm në SHBA, kur një çift kishte pasur kontakte me 342 persona të tjerë, asnjëri prej këtyre të fundit nuk kishte dalë pozitiv.

“Këtu nuk ka matematikë të saktë. Ka shumë të panjohura të virusit. Është edhe shkallë e infeksionit, patogjeni, potenciali që të përhapet te personi, nuk ka sqarime pse më pak preken të rinjtë. Nuk dihet infeksioni te fëmijët, te njerëzit e grupeve në zona të izoluara dhe ka shumë të panjohura që duhet sqaruar”, tha Raka.

Raka thotë se sa më shpejt që të intervenohet në këtë fazë, aq më mirë do të jetë. Sipas tij, shërimi i të prekurve me coronavirus varet nga gjendja e tyre klinike dhe se shërimi ndodh pas dy javësh, derisa te pacientët e rëndë e kalojnë periudhën gjashtë-javore dhe që mund të ketë edhe përfundim fatal.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori