LAJMI I FUNDIT:

OAK, letër Kurtit: Merreni me urgjencë problemin e transportuesve, kërkojmë leje të veçanta për shoferët

OAK, letër Kurtit: Merreni me urgjencë problemin e transportuesve, kërkojmë leje të veçanta për shoferët

Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar me një letër kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrave përkatës për të marrë masa urgjente dhe të trajtohet problemi i sektorit të transportit.

Kështu ka njoftuar përmes një komunikatë për medie, OAK, ku thuhet se pengesat që janë duke iu shkaktuar këtej sektori në pikat kufitare mund të paraqesin rrezik për furnizime me medikamente e ushqime.

“Pengesat që janë duke iu shkaktuar këtij sektori në pikat kufitare, mund të paraqesin rrezik për furnizime adekuate, e sidomos për furnizimin me medikamente dhe ushqime. Shoferëve të kompanive transportuese në pikën kufitare u janë dhënë dokumentet që kanë të drejtë të bëjnë vetëm një rrugë/hyrje dhe pastaj duhet që të vetkarantinohen. Duke pasur parasysh faktin që për këtë sektor, shoferët janë në mungesë arsye e cila qëndron tek pajisja me viza, si dhe faktin që kompanitë kanë kontrata të cilave duhet të iu përmbahen, një gjë e tillë është e pamundur”, thuhet në njoftimin e OAK.


Në komunikatë thuhet po ashtu, se në takimin që kanë pasur me ministren Rozeta Hajdari dhe ministrin Besnik Bislimi, kanë kërkuar leje të veçanta për qarkullim.

“OAK edhe në takimin që ka pasur me Ministren Hajdari dhe Ministrin Bislimi, ka kërkuar që sektorë të veçantë të pajisen me leje të veçanta për qarkullim, pasi që një gjë e tillë mund të bllokojë pastaj zinxhirin e furnizimit”, thuhet në komunikatë.

Pronarët e bizneseve të këtij sektori deklarojnë se shoferët janë të pajisur me mjetet mbrojtëse dhe me pjesën e ngarkim/shkarkim merret dikush tjetër, çka bënë që këta shoferë të mos kenë kontakte fizike me njerëz të tjerë, prandaj kjo nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë.

“Lidhur me këtë OAK i është lutur Qeverisë që të ndërmerren masa urgjente dhe të mos rrezikohet ky sektor”, thuhet në fund të komunikatës për medie. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori