LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Edhe pas shkarkimit, Kurti dhe ministrat do të vazhdojnë punën deri në formimin e qeverisë së re

Molliqaj: Edhe pas shkarkimit, Kurti dhe ministrat do të vazhdojnë punën deri në formimin e qeverisë së re

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se pavarësisht pandemisë, Kosova nuk duhet t’i neglizhojë raportet me SHBA-në

Molliqaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini tha se Amerika i ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë Thaçin, Kurtin dhe Osmanin.

“Problemi është se Albin Kurti nuk po dëshiron të shkojë aty”, tha ai, përcjell Telegrafi.


I pari i PSD-së thotë se Kurti nuk ka dallim me Thaçin në çështje konceptuale.

“Ata kanë luftë për protagonizëm”.

Molliqaj thotë se tashmë dihet që SHBA i ka ndalur Kosovës 200 milion euro vetëm për këtë vit.

Por ai ka përmendur edhe një rrezik tjetër që mund t’i kanosej Kosovës.

“Rreziku i tërheqjes së trupave të SHBA-së është i njëjtë me atë të coronavirusit”.

Molliqaj thotë se për shkak të pandemisë Kosova nuk mund të lë prapa edhe çështjen e raporteve me SHBA-të.

I pari i PSD-së ka sqaruar edhe situatat hipotetike nëse qeveria rrëzohet nga mocioni i qeverisë.

“Sipas të gjitha gjasave Kurti të shtunën do të rrëzohet. Deri në krijimin e qeverisë së re edhe Kurti edhe ministrat tjerë janë në detyrë. Të gjitha obligimet mund t’i kryejnë në të gjitha aspektet. Rasti i njëjtë është edhe me Ramush Haradinajn pas dorëheqjes”.

Molliqaj thotë se vendimi i SHBA-së për pezullimin e fondeve për Kosovën erdhi pasi ishte paraqitur koronavirusi.

“Koronavirusi nuk po e sposton çështjen e raporteve me SHBA-në dhe largimin e taksës. Prandaj ne nuk mund ta injorojmë edhe këtë temë”, tha ndër të tjera Dardan Molliqaj./Telegrafi/