LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë del me masat e para ekonomike: Kredi pa kamata dhe subvencione për kompanitë

Qeveria e Maqedonisë del me masat e para ekonomike: Kredi pa kamata dhe subvencione për kompanitë

Zv.kryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska, së bashkur me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp i kanë prezantuar masat e para që qeveria do t’i ndërmerr, pas krizës me coronavirusin.

Ajo tha se pandemia ka shkaktuar pasoja negative edhe në ekonominë botërore, ndërsa shtoi se Maqedonia nuk do të jetë imune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Carovska tha se do të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë për likuiditet të kompanive të vogla, të mesme dhe mikro kompanive, me kredite të volitshme nga Banka për Zhivllim në Maqedoni.


“Bëhet fjalë për linjë kredie prej 5.7 milion euro që do t’i huazojnë drejtpërdrejt kompanitë, për shkak të paaftësisë paguese që janë goditur nga kriza. Projektuar me kujdes për të mbështetur sa më shumë kompani të jetë e mundur. Në varësi të numrit të të punësuarve secila kompani do të jetë në gjendje të marrë nga 3 deri në 30 mijë euro kredi, mikro ndërmarrjet me 3 deri në 10 të punësuar do të marrin nga 3 në 5 mijë euro, ato të vogla nga 10 deri në 50 të punësuar do të marrin kredi nga 10 në 15 mijë euro, të mesmet me 50 deri në 250 punonjës do të marrin kredi nga 15 deri në 30 mijë euro. Këto kredi janë pa interes, me zero përqind interes, 6 muaj periudhë mospagimi dhe dy vjet periudhë shlyerjeje, administrimi i tyre do të jetë plotësisht falas”, tha Carovska.

Ajo tha se gjithashtu do të ketë subvencione për pagat e të punësuarve në sektorin e turizmit.

“Kemi siguruar subvencione për kontribute në paga në sektorët e turizmit, transportit, hotelierisë dhe ndërmarrjeve të tjera të prekura nga masat qeveritare për muajt prill, maj dhe qershor. Subvencionet do të jenë 50 përqind të kontributeve, për një pagë mesatare të paguar në vitin 2019”, tha Carovska.

Ajo tha se në kompanitë me më shumë të punësuar, të cilët janë goditur më shumë nga epidemia, Qeveria ju rekomandon ta riorganizojnë punën në ndërrime, edhe atë deri në tre ose katër nëse është e nevojshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori