LAJMI I FUNDIT:

Takimi Thaçi-Kurti i paraparë për sot, nuk ka ende konfirmim se a do të mbahet

Takimi Thaçi-Kurti i paraparë për sot, nuk ka ende konfirmim se a do të mbahet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti, pas dhjetëra ftesave për tu takuar ende nuk kanë arritur që ta bëjnë një gjë të tillë.

Të mërkurën presidenti Thaçi ftoi në takim kryeministrin Kurti duke ia lënë të hapura tri orare, atë në ora 10:00, në ora 11:00 si dhe në ora 12:00.

Mirëpo Kurti nuk shkoj në këtë takim, e si arsye për këtë zyra e kryeministrit deklaroi se Kurti kishte pasur agjendë të ngjeshur.


Erzen Vraniqi, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti ka bërë të ditur se Zyra e Kryeministrit e ka njoftuar presidentin Hashim Thaçi se Kurti sot është i zënë, por se takimi ndërmjet tyre mund të mbahet sot, e premte.

Zyra e Kryeministrit: E njoftuam presidentin që Kurti sot është i zënë, takimi mund të mbahet të premten 
Lexo po ashtu Zyra e Kryeministrit: E njoftuam presidentin që Kurti sot është i zënë, takimi mund të mbahet të premten 

Por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar. Kështu kanë deklaruar për Telegrafin nga Zyra e Presidentit dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Presidenti ka gatishmëri për ta takuar edhe sot, por nuk ka ende takim të konfirmuar”, ka thënë Zyra e Presidentit.

Ndërkaq, zyrtari për media i LVV-së, Arlind Manxhuka poashtu ka thënë se nuk kanë asgjë të konfirmuar deri më tash.

Kujtojmë se pas mos mbajtjes së takimit të thirrur për të mërkurën, presidenti Hashim Thaçi përmes një statusi në Facebook, i reagoi ashpër kryeministrit Albin Kurti.

Thaçi ka kundërshtuar ashpër Kurtin, duke thënë se ai i frustruar po vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet.

“I frustruar, vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet. Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe institucionet e Kosovës. Përqesh dhe saboton shtetin. Nuk ka guxim as ta heq taksën, as të vërë reciprocitetin. I pa dinjitet. Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike. Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi. Qesharake për Kosovën. Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në”, shkroi Thaçi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori