LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i reagon ashpër Kurtit: I pa dinjitet, po vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet, konstantja e tij është kundër Amerikës

Thaçi i reagon ashpër Kurtit: I pa dinjitet, po vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet, konstantja e tij është kundër Amerikës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, i cili ka thënë se ekziston një marrëveshje sekrete mes Thaçit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Thaçi ka kundërshtuar ashpër Kurtin, duke thënë se ai i frustruar po vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet, transmeton Telegrafi.

“I frustruar, vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet. Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe institucionet e Kosovës. Përqesh dhe saboton shtetin. Nuk ka guxim as ta heq taksën, as të vërë reciprocitetin. I pa dinjitet. Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike. Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi. Qesharake për Kosovën. Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.


Kurti: Jam i bindur që ka marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, po kërkojnë të më thyejnë mua
Lexo po ashtu Kurti: Jam i bindur që ka marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, po kërkojnë të më thyejnë mua

Më tej, presidenti ka thënë se e vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës.

“Rikujtoj: Këtë qëndrim KUNDËR, Kurti e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë. Ishte kundër administratës Klinton. Edhe në Vjenë, kundër administratës Bush. Edhe me demarkacionin me Malin e Zi kundër administratës Obama-Biden. Edhe tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e Presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri kundër. E vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës. Në anën e kundërt të historisë. Populli i Kosovës ka besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aleanca me SHBA-në është e shenjtë. Ne të gjithë e kemi për detyrë ta mbrojmë”, vijon shkrimi i tij.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, ka thënë sot se është i bindur që presidenti, Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë bërë marrëveshje sekrete.

“Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe fillim të dialogut, por për heqje të tarifës dhe për mbyllje të dialogut me marrëveshje të gatshme në mes të dy presidentëve. Jam i bindur që ka një marrëveshje të gatshme, dhe ajo çfarë po kërkohet është të thyhet Qeveria e Kosovës, të thyhem unë si kryeministër, në mënyrë që të marrë fuqi ai që në emër të Kosovës me negociata sekrete ka bërë marrëveshje, që tash të gatshme do ta servojë”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori