Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti, Hashim Thaçi, asnjëherë nuk i ka ndalur negociatat sekrete me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe se për këtë është i bindur që ekziston një marrëveshje sekrete mes dy presidentëve.
Në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka theksuar se ashtu siç është Qeveria e re, duhet të ketë edhe një president të ri, përcjell Telegrafi.
“Siç kemi Qeveri të re, mbase duhet të kemi edhe president të ri. Unë nuk jam anti-amerikan, unë jam kundër anti-amerikanëve. Por më duhet ta them një gjë, presidenti është anti-evropian. Pikërisht në kohën kur presidenti aktual deklarohet hapur si anti-evropian, disa më akuzojnë mua padrejtësisht si antiamerikan. Ai vetë tha jam anti-evropian. Unë jam edhe pro amerikan edhe pro evropian. Unë besoj në lidhjen Trans Atlantike. Ai u deklarua si anti-evropian dhe filluan sulmet e akuzat, shpifjet për mua si anti-amerikan. Unë i dua edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimin Evropian, na duhen të dyja. Pa ShBA nuk ka NATO, pa NATO nuk ka siguri as në Evropë se lëre më në Ballkanin tonë”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka thënë se zëvendësimi i taksës 100 për qind me masën e reciprocitet është qëndrim normal.
“Mbajtja e tarifës 100 për qind siç është pa reciprocitet është pozicion ekstrem. Pra të thuash tarifë 100 për qind, dhe të thuash që nuk e qaj kokën për asgjë është pozicion ekstrem. Edhe heqja e plotë e tarifës 100 për qind pa e përmendur fare reciprocitetin është po ashtu pozicion ekstrem. Ne duhet të jemi kundër këtyre ekstremeve, ne duhet të jemi normal. Dhe unë jam i bindur që ka një qëndrim normal dhe ky është zëvendësimi i tarifës me reciprocitet. Negociatat sekrete nuk janë ndalur asnjëherë, si kryeministër kam më shumë informacione se sa kur isha kryetari Lëvizjes Vetëvendosje”, ka theksuar kryeministri Kurti. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/telegraficom/videos/503481063676131/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë